Ky vit i ri nisi me një mot ekstremisht të ftohtë, acari i të cilit pritet të vijojë edhe përgjatë kësaj jave.

Duke nisur nga mesi i javës së kaluar dhe deri sot, i gjithë territori i vendit është pushtuar nga i ftohti ekstrem, rreshje bore dhe temperatura që  në zona të caktuara kanë shkuar deri në – 15 gradë.

Por sipas meteorologëve të MeteoAlb, të cilëve u referohet AgroWeb.org temperaturat do të ulen edhe më tej dhe dita e nesërme (e martë) do të jetë dita më e ftohtë e kësaj jave.

Në zonat veriore dhe juglindore parashikohet që temepraturat të zbresin deri në -17 gradë celsius në zonën e rajonit të Korçës dhe ndoshta edhe më shumë.

Meteorologët thonë se janari është i ftohtë, si pasojë e ardhjes së masave ajrore me origjinë polare, që kanë ndikuar deri në detin Mesdhe.

Paralajmërimi i Meteorologëve

E hëna do të jetë e ftohtë, me temperatura nga -9 më e ulëta në 7 gradë më e larta.

Ndërsa e marta, që do të jetë dita më e ftohtë e javës, temperatura do të jetë -11 gradë Celsius në Peshkopi dhe Ersekë.

Të mërkurën do të kemi ardhjen e një sistemi vranësirash drejt vendit tonë, që do të sjellin reshje dëbore, pasi mbetemi në vlera negative.

Temperaturat do të vijnë duke u rritur deri ditën e premte” është shprehur në një prononcim për mediat Adiola Bani, meteorologe pranë MeteoAlb.

15-ditëshi i parë i janarit do të jetë i ftohtë, me temperatura të ulëta në vlera negative, e me reshje të pakta.

E shtuna ishte dita më e ftohtë e muajit, me temperatura -13 gradë Celsius dhe në zona të caktuara -14 gradë.

Gjatë 15-ditëshit të dytë do të kemi më shumë reshje shiu dhe dëbore, por temperaturat do të vijnë drejt vlerave normale të dimrit, -5, -6 gradë” thotë meteorologia Bani.

Kujdesi Që Duhet Të Tregoni

Kjo pritet të jetë vala më e ftohtë e këtij dimri, ndërkohë që paralajmërohet një kujdes maksimal për moshat e treta dhe fëmijët, të cilët preken më shpejtë nga i ftohti dhe problemet shëndetësore që ai shkakton.

AgroWeb.org ju këshillon të qendroni sa më shumë në vende të mbyllura dhe të ngrohta dhe të konsumomi pije të ngrohta, si çajra të ndryshëm por edhe supa të ngrohta etj.

Ndërkohë për të qendruar ngrohtë gjatë natës, mund të përdorni borsa apo shishe plastike me ujë të ngrohtë./AgroWeb.org