Pjeshkë Të Pjekura me Arra dhe Mjaltë – Shije dhe Aromë të Përsosur

1.3k 0

Të gatuara në receta të ndryshme ëmbëlsirash, pjeshkët janë ndër frutat më të preferuara të recetave të amvisave shqiptare.

Janë të njohura tashmë recetat e shijshme të marmalatës së pjeshkës, reçelrave të ndryshëm, kekëve me pjeshkue, kompostove apo shurupit të tyre.

Por një recetë krejt unike, e thjeshtë  në përgatitje e shumë e shijshme që të kënaq oreksin dhe nepsin janë pjeshkuet e pjekura në furrë.

Të kombinuara me arra, kanellë e mjaltë apo edhe me të tjerë përbërës si karafila a fruta të thatë, shija e përftuar nga kjo recetë është perfekte, mbresëlënse.

Kjo recetë është fantastike për të mbyllur vaktet e drekës apo darkës por sigurisht është po aq fantastike për t’u shijuar në çdo kohë të ditës duke dhuruar një ëmbëlsi të lehtë, natyrale.

Më poshtë do të gjeni recetën nga AgroWeb.org për përgatitjen e pjeshkeve të pjekura në furrë. E njejta recetë mund të përgatitet edhe me dardhë.

Përgatitja e Pjeshkëve të Pjekura me Arra dhe Mjaltë 

Përbërësit

(Sasia e pjeshkëve përzgjidhet në bazë të numrit të personave në familje)

Pjeshkë

Mjaltë

Arra

Pak sheqer

Kanellë, fruta të thata ose karafila (Sipas dëshirës)

Përgatitja – Shpejt dhe Lehtë

Pastrojini mirë pjeshkët me ujë të bollshëm dhe thajini me një pecetë kuzhine.

Më pas, AgroWeb.org ju udhëzon të prisni pjesën e sipërme të pjeshkës dhe me ndihmën e një luge largoni farat.

Më pas, secilën prej pjeshkëve lyejeni me pak sheqer nga të gjitha anët dhe tek pjesa e brendshme që kemi hapur hedhim disa arra të thërmuara.

Vendosini me radhë në një tavë ku kemi shtruar më parë letër pjekjeje.

I pjekim në furrë me temperaturë 200 gradë përreth 20-30 minuta.

Pasi pjeshkët të jenë karamelizuar i heqim nga furra dhe i spërkasim me mjaltë.

Sipas preferencës mund t’i spërkasim me pak pluhur kanellë ose fruta të thata apo disa karafila.

Kjo ëmbëlsirë shërbehet e ngrohtë por edhe ftohtë me akullore ose kekë të ndryshëm./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.