Portokallet – Pse Duhen Konsumuar për Shëndetin e Zemrës

1.9k 0

Shija e portokalleve të freskëta nuk ka të krahasuar dhe është gjithnjë tërheqëse.

Ky frut përmban pak kalori dhe asnjë gjurmë yndyre apo kolesteroli.

Portokalli është i pasur me fibër dietike, minerale dhe vitamina.

Një kokërr e vetme përmban 170 substanca të ndryshme mirëbërëse dhe 60 lloje antioksidantësh.

Portokallet janë të pasura me kalium, që është përgjegjës për funksionin normal të zemrës.

Portokalli Kundër Sëmundjeve Të Zemrës 

Një studim i kohëve të fundit, zbuloi se konsumi i lartë i agrumeve si portokallet dhe limonët mund të parandalojë sëmundjet e zemrës të shkaktuara nga mbipesha, sëmundjet e mëlçisë  dhe diabetin.

Studimi shpjegoi se kur njerëzit konsumojnë ushqime të pasura me yndyrë, kanë një organizëm më të prekur nga stresi oksidues.

Ky i fundit ndodh kur yndyrnat dëmtojnë qelizat e shëndetshme.

Inflamacioni dhe stresi oksidues rrisin më shumë gjasat e sëmundjeve të zemrës, mëlçisë dhe diabetit.

Agrumet si portokalli mund të mos jenë shumë efikasë për humbjen në peshë, por ato minimizojnë stresin oksidues dhe shmangin shfaqjen e sëmundjeve të nxitura nga mbipesha.

Ekspertët rekomandojnë se konsumi i frutave si portokalli është i mirë edhe për njerëzit që nuk janë mbipeshë.

Ata nënvizojnë faktin se konsumi i ushqimeve të pasura me yndyrna rrit rrezikun e inflamacionit, mbipeshës, diabetit dhe sëmundjeve të zemrës.

Portokallet përmbajnë sasi të mira të vitaminës A, e cila është e domosdoshme për qelizat dhe shikimin.

Portokallet janë gjithashtu një burim i shkëlqyer i kompleksit të vitaminave B, siç janë thiamina, pyridoksina dhe folati.

Më pak rrezik nga ishemia

Këto agrume përmbajnë flavanonë që ulin rrezikun e ishemisë.

Përpos faktorëve të tjerë, femrat që konsumojnë shumë portokalle kanë 19% më pak gjasa të preken nga ishemia.

Për më tepër, vitamina C është parandaluese e hemoragjisë cerebrale.

Efektet Pozitive Të Lëngut Të Portokallit

Një studim i mëhershëm për lëngun e portokallit, sugjeron se ai ka një ndikim pozitiv kundër qelizave të dëmshme, sepse është i pasur me antioksidantë./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.