Produktet Bankare për Financimin e Bujqësisë Shqiptare

516 0

Bujqësia shqiptare po luan një rol gjithmonë e më të rëndësishëm dhe dinamik në ekonominë shqiptare . Keto zhvillime pozitive kanë bëre që financimi i agrobiznesit të bëhet mjaft atraktiv, duke zënë një vend të rëndësishëm në politikat dhe strategjinë e kreditimit të bankave dhe Institucioneve Financiare në vend. Bankat dhe Institucionet Financiare ofrojnë produkte kredie me karakteristika të veçanta për të plotësuar nevojat specifike të bizneseve sipas sektorëve te ndryshëm të agrobiznesit. Gjithsesi brenda kësaj game të gjere produketsh me kushte dhe terma të ndryshme kreditimi, produktet kryesore të fiancimit mbeten Kredia për Investim dhe Kredia për Kapital Qarkullues.

Kredia për investim

Kredia per Investim i ofrohet bizneseve të cilat planifikojnë të investojnë në aktivitetin e tyre te biznesit për blerjen ose ndërtimin e mjediseve të biznesit, blerja e makinerive ose teknologjive të reja bujqësore për agro përpunimin, linja prodhimi, mekanike bujqësore dhe investime te tjera për aktivitietin e agrobiznesit. Kreditë për investim ofrohen në monedhën vendase ose të huja dhe afati mesatar shkon deri në 10 vjet. Gjithashtu në varsësi të limitit dhe llojit të investimit bankat kerkojne nga agrobizneset të ofrojnë garanci ose kolateral për të siguruar limitin e tyre të kredisë.

Kredia për Kapital Qarkullues

Kredia për Kapital qarkullues është kredi afatshkurtër që përdoret për financimin e nevojave të agrobiznesit për financimin e mjeteve të xhiros që përdoren kryesisht për të mbulurar shpenzimet për blerjen e lëndës së parë ose inventarit të nevojshëm për zhvillimin e aktivitetit. Kredia për Kapital Qarkullues shpesh herë ofrohet në formën e overdraftit, i cili ështe një linjë kredie qe i jep biznesit mundësinë e tërheqjes në çdo moment nga llogaria rrjedhëse deri në kufirin e shumës së aprovuar.

Kreditë për financimin e agrobiznesit në përgjithesi janë me kushte mjaft të përshatshme për të plotësuar nevojat në rritje të biznesit. Gjithashtu në fokusin e të gjitha bankave dhe Institucioneve Fianciare mbeten shpejtësia dhe thjeshtësia për të lehtësuar procesin e kreditimit ndaj agrobiznesit.