Trajtimi i Produkteve Hortikulturale në ambjentet frigoriferike Korçë 2 dhe 3 Tetor, 2014

566 0

Në kuadër të projektit “Punësimi i të Rinjve në Bujqësi” financuar nga Assist Impact në partneritet me USAID, CBS Creative Business Solutions organizon trajnimin me temë “Trajtimi i Produkteve Hortikulturale në ambjentet frigoriferike”. Projekti synon rritjen e punësimit të të rinjve nga mosha 16 deri 29 vjeç, nëpërmjet trajnimit professional teknik dhe praktik në fushën e bujqësisë në 4 nën sektorë të saj: Dhoma Frigoriferike, Perpunimi i Qumështit, Fruta dhe Perime & Erëza dhe Sera.

Bizneset potenciale që aktualisht punësojnë por edhe që parashikojne të punësojnë të rinj të kësaj grupmoshe janë ftuar të marrin pjesë në trajnim i cili do të mbahet nga experti kombëtar i fushës, prof. Tokli Thoma.

Bizneset pjesëmarrese në trajnim janë operatorë frigoriferikë të frutave dhe perimeve në zonat: Devoll, Bulgarec dhe Zvirrinë. Gjatë këtij trajnimi do të trajtohen temat mbi ruajtjen e molles në ambjente frigoriferike, vjelja, metodat e transportit, standardet, cilësia e produkteve dhe higjena.

Takimi do të zhvillohet të enjten, datat 2 Tetor ora 11:00 dhe të premten, datë 3 tetor, në orën 09:00, në zyrën e CBS në Korçë.