Produktet dhe Veprimet e Gabuara Që Rrezikojnë Kockat

552 0

Kockat tuaja duhet të jenë të forta dhe të shëndetshme. Por disa gjëra, thotë AgroWeb, nuk janë aq të mira për to.

A është shëndeti i kockave tuaja në rrezik për shkak të këtyre gjërave? Lexoni këshillat në vijim dhe shpërndajini edhe për miqtë dhe të afërmit tuaj.

Shumë kripë

Sa më shumë kripë konsumoni, aq më shumë trupi dhe organizmi juaj humbet kalcium. Pra humb substancën më jetësore për sistemin tuaj kockor.

Ushqimet si buka, djathi, patatinat dhe produktet si sallamet dhe salçiçet janë nga më të pasurat me kripë.

Nuk ka nevojë ta eleminoni kripën tërësisht, por synoni për më pak se 2,3 gramë kripë në ditë.

Shumë kohë në mjedise të mbyllura

Ndoshta ju duhet të dilni dhe ecni më shumë. Trupi e përthith vitaminën D nën rrezet e diellit. Vetëm 10-15 minuta disa herë në javë janë të mjaftueshme.

Mosha juaj, ngjyra e lëkurës, koha e vitit dhe vendi ku jetoni mund ta bëjnë më të vështirë marrjen e vitaminës D.

Shtoni drithëra, lëngje, agrume, fruta, drithëra, bajame, oriz dhe produkte të tjera me bazë bimore në ushqimin tuaj. Pyetni mjekun tuaj nëse keni nevojë për një shtojcë me vitaminë D.

Shumë alkool

Kur jeni me shokë, një dolli më shumë mund të tingëllojë si argëtim i mirë. Por për të shmangur dëmtimin e kockave, duhet të kufizoni sasinë e alkoolit që pini.

Nuk këshillohet më shumë se një pije në ditë për gratë dhe dy për meshkujt. Alkooli arrin të ndërhyjë me mënyrën se si trupi juaj përthith kalciumin.

Pijet e gazuara

Shumë pije të gazuara me esencë kola arrijnë të dëmtojnë kockat tuaja. Disa studime kanë lidhur dëmtimin e kockave me sasinë e kafeinës dhe fosforit në këto pije.

Ekspertë të tjerë tregojnë se dëmi vjen kur ju vendosni të pini diçka të gazuar në vend të qumështit ose pijeve të tjera që përmbajnë kalcium.

Shumë gota me kafe ose çaj të zi vjedhin kalciumin nga kockat tuaja.

Pirja e duhanit dëmton kockat

Kur ju thithni rregullisht tymin e cigareve, trupi juaj nuk mund të krijojë qeliza të reja të kockave të shëndetshme me lehtësi.

Sa më gjatë të pini duhan, aq më shumë i rëndoni kockat tuaja. Duhanpirësit kanë një shans më të madh të thyerjeve të kockave. Studimet tregojnë se tek duhanpirësit, ngjitja e kockave merr më shumë kohë për t’u shëruar.

Disa ilaçe rrezikojnë kockat

Disa ilaçe, veçanërisht nëse ju duhet t’i merrni ato për një kohë të gjatë, mund të kenë një ndikim negativ në kockat tuaja.

Disa barna kundër epilepsisë dhe glukokortikoide, si kortizoni, arrijnë të shkaktojnë humbje të masës së kockave.

AgroWeb ju këshillon të lexoni me vëmendje fletët shoqëruese të ilaçeve. Kjo vlen sidomos nëse trajtoheni kundër problemeve si artriti reumatoizmal, lupusi, azma dhe sëmundja e Krohn-it.

Kur jeni nën peshë

Një peshë e vogël e trupit, me një index mase BMI prej 18,5 ose më pak, do të thotë një shans më i madh i thyerjes dhe humbjes së kockave.

Nëse jeni nënpeshë, duhet të bëni ushtrime për shtimin e masës trupore. Pyetni mjekun tuaj nëse keni nevojë për më shumë kalcium në ushqimin që konsumoni./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.