Rritja e kapaciteteve në përthithjen e granteve dhe e nivelit të ndërgjegjësimit mbi mundësitë e financimit, janë faktorë kyç për zhvillimin e agrobizneseve dhe përmirësimin e cilësisë së produkteve bujqësore dhe blegtorale në treg.

Në kuadër të Projektit Ndërkufitar të financuar nga BE-jambi ‘Standardet dhe Çertifikimi i produkteve Bujqësore, Ngritja e Kapaciteteve në përthithjen e Fondeve dhe Strategjitë e Marketingut në Mbështetje të Rritjes Ekonomike dhe Tregtisë të Agrobizneseve’, katër agrobiznese në Peshkopi u asistuan nga stafi i projektit me procedurën e aplikimit në skemat kombëtare të financimeve.

Agrobizneset u përzgjodhën fitues të granteve me një vlerë totale prej 283 mijë Euro.

Grantet e përfituara do t’i japin frymë investimeve në infrasktururën bujqësore me vlerë 588 mijë Euro.

Prodhim Jufkash dhe produkte ushqimore artizanale, prodhuar nga Biznesi i Dashurie Zerja

Dashurie Zerja (Prodhim Jufkash dhe produkte ushqimore artizanale), Sali Vrenezi (Mbarështim i tëimtave), Shemsi Ngota (Prodhim dhe Përpunim Bylmeti) dhe Julian Hupi (Agroturizëm – Bujtinë), janë agrobizneset fituese të përzgjedhura dhe financuara nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural.

Përmes mbështetjes sëProjektit, agrobizneset fituese kanëmundësinëtëzhvillohen duke rritur ndjeshëm nivelin e shitjeve dhe tëardhurave, duke kontribuar edhe në impaktin social për zonën. Për herë të parë në këtë zonë, agrobizneset përfitojnë nga skema të tilla financimi për investime në bujqësi.

Agroturizëm – Bujtinë, Dibër. AgroBiznes i Julian Hupi 

Projekti i financuar nga BE-jadhe i implementuar nga Creative Business Solutions, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia e Dibrës së Madhe synon të forcojë kapacitetet prodhuese të SME-venë bujqësi dhe qasjen e tyre në treg nëpërmjet Çertifikimit me Standardet e Sigurisë Ushqimore, Ngritjes së Kapaciteteve, Aplikimeve në Skemat e Granteve si dhe Strategjive të Marketingut./AgroWeb.org