Si Biznes Apo Si Konsumator – Pse Nuk Duhet Të Mungoni Në Panairin AgroTech

316 0

Tregtues e distributorë të makinerive e pajisjeve bujqësore do të jenë pjesë e “Agro-Tech Expo 2019” por jo vetëm, tregtues të inputeve bujqësore, plehrave e pesticideve, tregtues prodhimesh bujqësore etj do të jenë gjithashtu pjesë e rëndësishme e kësaj platforme biznesi.

Panairi ndërkombëtar i bujqësisë do të krijojë kushtet e favorshme për negociata të rëndësishme biznesi mes kompanive të huaja e shqiptare, por gjithashtu në vëmendje do të jetë edhe konsumatori i cili do të mund të marrë informacionin e duhur mbi prodhimet bujqësore, ato biologjike e me standarte ndërkombëtare.

Aktivitete të shumta të organizuara nga ekspozuesit do të japin mundësinë konsumatorit të degustojë ushqime e pije në panairin “Agro-Tech 2019”.

Hapësirë të rëndësishme në këtë panair do të zënë institucionet financiare si dhe bankat më të rëndësishme në vend, të cilët do të sjellin ofertën e tyre për të gjithë ata të cilët janë në prag të marrjes së inisiativës për të filluar një biznes në fushën e bujqësisë dhe për të gjithë ata të cilët kërkojnë të zhvillohen e të rriten konform standarteve ndërkombëtare.

Ngjarja më e madhe e vitit për bujqësinë

Expocity Albania do të çelë të premten, më datë 15 Mars, Panairin “Agro Tech & Forum 2019”, duke shënuar një ndër ngjarjet më të mëdha të vitit për sektorin e bujqësisë.

“Agro-Tech Expo & Forum 2019” është një ndër aktivitetet më të rëndësishme të sektorit bujqësor, objektivi i të cilit është inkurajimi i bashkëpunimit dhe promovimit të këtij sektori në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë, përmes takimeve B2B, Konferencës “Global G.A.P Stop Tour”, si dhe Workshop-eve të specializuar.

Paralelisht me fushatën e informimit mbi risitë teknologjike etj do të zhvillohen edhe aktivitete të tjera argëtuese të përcjella nga ekspozuesit si; Happy Hours, degustime etj.

Përfaqësues të kompanive bujqësore, por edhe të interesuarit mbi këtë sektor do të informohen mbi zgjidhjet më të fundit dhe më të efektshme të teknologjisë, programet e reja financiare për sektorin e bujqësisë, tendencat në tregjet vendase dhe ndërkombëtare si dhe mundësitë e investimit.

Pse Konsumatorët Duhet të Vizitojnë Këtë Panair

Në ditët e sotme interesi për prodhime bio dhe cilësore, sa vjen dhe rritet ku kujdesi për t’u ushqyer shëndetshëm po merr gjithnjë e më shumë vëmendje.

Në këtë panair, konsumatorët do të gjejnë një hapësirë unike me larminë e të gjitha produkteve bujqësore dhe do të njihen me tendencat e fundit në treg mbi sektorin.

Panairi është një pikëtakim ideal për t’u vizituar nga fermerë e prodhues bujqësorë, ashtu si edhe blerës potencialë të sektorit, apo autoritetet të zhvillimit të kooperativave bujqësore, kompani eksportuese të makinerive bujqësore, distributorë rajonale të kompanive importuese, shoqatat tregtare të bujqësisë, investitorët e huaj etj.

Si ekspozuesit edhe vizitorët do gjejnë në panair informacione mbi zgjidhjet më të fundit dhe më të efektshme të teknologjisë, programet e reja financiare për sektorin e bujqësisë, tendencat në tregjet vendase dhe ndërkombëtare si dhe mundësitë e investimit etj.

Pse Bizneset e Bujqësisë Duhet Të Marrin Pjesë

Në një koncept gjithëpërfshirës, ne kete panair do te ekspozojne te gjitha kompanite që merren me prodhimin apo tregtimin e inputeve bujqësore, farave, pesticideve, hortikulturës, luleve, bimëve medicinale; kompani që tregtojnë pajisje, vegla e makineri bujqësore, pajisje dhe teknologji për përpunimin e ushqimit, paketimin, etiketimin si dhe shoqatat bujqësore, institucionet financiare si dhe institucionet qeveritare.

Të gjithë ekspozuesit do të gjejnë një ambient të mirëorganizuar, ku do promovojnë markat dhe produktet/ shërbimet e tyre, duke patur mundësinë të krijojnë partneritete të reja dhe njëkohësisht të marrin informacionet më të fundit mbi teknologjinë agrare.

Pjesë integrale e panairit, do të jenë fushatat informative, të cilat do sillen në formën e workshop-eve nga partnerët kryesorë, bizneset mbështetëse të “Agro-Tech 2019”.

Trajtim i temave si risitë teknologjike në fushën e vaditjeve, evoluimi drejt sistemeve të automatizuara apo informacion mbi produktet bujqesore biologjike dhe mbrojtjen e ushqimin e bimëve, do të përcillen përmes eksperteve të huaj më në zë në sektorin bujqësor.

Po kaq me rëndësi do të jenë workshop-et e organizuara nga bankat më të rëndësishme në vend, të cilat do të sjellin informacion specifik mbi financimet në sektorin bujqësor.

Mundësi e shkëlqyer për të marrë informacionin e duhur dhe zgjidhur nevojat e biznesit me qëllim rritjen e tij. Mbi të gjitha, ky panair do të sherbeje si stimul për forcimin e pozicionimit të agrobizneseve në treg.

Për herë të parë në Shqipëri, aktorët kryesore të sektorit bujqësor do të kenë mundësinë të njihen nga afër me mënyrat e aplikimit dhe proçedurat që ndiqen për të çertifikuar produktet e tyre nga Sistemi Botëror i Praktikave dhe Standarteve të Agrikulturës, Global G.A.P.

Konkretisht, ditën e dytë të panairit, në datë 16 Mars, RISI Albania në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural organizon konferencën më të rëndësishme bujqësore “Global G.A.P Stop Tour”.

Çertifikata Global G.A.P rrit reputacionin e produkteve dhe vlerësohet si pasaporta e eksportit të prodhimeve në vendet e Bashkimit Evropian./AgroWeb.org

Për informacione të mëtejshme rreth pjesëmarrjes apo vizitës në këtë panair të veçantë të agrobiznesit dhe agroteknikës, mund të kontaktoni: marketing@expocity.al