Më Konkretisht:

Tre ngarkesa me sasi totale 74.946 ton “Mish Derri” me origjinë nga Kanadaja, importuar nga subjekti “FRIGO ALB shpk”, rezultuan se nuk përmbushin kërkesat ligjore të sigurisë ushqimore.

Këto ngarkesa kishin mangësi në besueshmërinë e dokumentacionit shoqërues.

Kryesisht të certifikatës veterinare si dhe analizat që raportonin prezencë Ractopaminë, një produkt mjekësor veterinar i paregjistruar dhe i ndaluar për përdorim në Shqipëri dhe BE.

Dy ngarkesa me sasi totale 52.257 ton “Mish Viçi” me origjinë nga Brazili, importuar nga subjekti “Apetit shpk”, me destinacion final Kosovën, rezultuan me mangësi dhe mospërputhje thelbësore në dokumentacionin shoqërues të mallit.

Çertifikata e origjinës dhe ajo veterinare mbanin të dhëna të ndryshme nga dokumenti i transportit dhe fatura komerciale. Gjë që e bën mallin ushqimor të importuar pa identitet të konfirmuar dhe të pasigurt për konsum.

Rezultatet Nga Analizat e Kryera

Më herët, analizat e kryera për disa nga ngarkesat me produkte ushqimore mish të importuar rezultuan me ngarkesë mikrobiologjike, Salmonella spp.

Si rrjedhojë, produkti ushqimor i importuar me këto ngarkesa është i pasigurt dhe i papërshtatshëm për konsum njerëzor.

Subjektet e Penalizuara

Për ketë arsye dhe referuar bazës ligjore dhe rregullatore në fuqi, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vendosi kthimin e këtyre ngarkesave në vendin e origjinës, më konkretisht:

  • Katër ngarkesa me sasi totale 107.240 ton “Mish derri” me origjinë nga Brazili, importuar nga subjekti “ZICO sh.a.” është finalizuar praktika dhe ngarkesat janë kthyer në vendin e origjinës.
  • Gjashtë ngarkesa (152.631 ton në total) janë në proces përmbyllje praktike për kthimin ne vendin e origjinës ose asgjësim, më konkretisht:
    • 51.984 ton “Mish Derri” me origjinë nga Brazili, importuar nga subjekti “AMG shpk”,
    • 27 ton “Fileto Pule” nga Brazili, importuar nga subjekti “KING MIT”,
    • 25.999 ton “Mish Derri” nga Brazili, importuar nga subjekti “FRIGO ALB shpk”,
    • 22.648 ton “Mish Viçi” nga Brazili, importuar nga subjekti “DEKON FRIGO shpk”.
    • 25 ton “Mish Derri” me origjinë nga Qipro, importuar nga subjekti “EHW shpk”,

Me finalizimin e praktikës për kthimin ne vendin e origjinës ose asgjësim, rezultati do të njoftohet në rrjetin Europian të shkëmbimit të informacionit mbi rreziqet që lidhen me ushqimin (RASFF)./AgroWeb.org