Regjimi Mesdhetar Me Bazë Perimesh Për Jetëgjatësinë

502 0

Regjimet ushqimore me bazë bimore kanë përjetuar një kthim të lavdishëm së fundmi, falë vlerave të shumta për shëndetin dhe organizmin.

Regjime të tilla, siç është ai Mesdhetar, janë – sipas ekspertëve të AgroWeb.org – thelbësore për jetëgjatësinë.

Nga ana tjetër, ushqyerja me bazë shtazore njihet si një shkaktare e shumë problemeve shëndetësore ku përfshihen:

  • Sëmundjet e zemrës
  • Ishemia
  • Tromboza,
  • Diabeti i tipit 2
  • Tumoret

Studime të shumta,  siç është ky të cilit i referohet AgroWeb.org, thonë se njerëzit që ushqehen kryesisht me proteina shtazore, janë ndjeshëm më të rrezikuar nga sëmundjet kronike.

Kategoritë e Regjimeve Ushqimore Me Bazë Bimore

Kur vjen puna tek kjo mënyrë ushqyerje, ekspertët kanë identifikuar tre kategori.

Bëhet fjalë për:

Regjimin vegjetarian ku nuk përfshihet mishi

Regjimin vegan, ku nuk përfshihet as mishi dhe as qumështi apo vezët.

Regjimin peskatarian që është përgjithësisht vegjetarian por përfshin edhe ushqimet e detit.

Ku Qëndron Rreziku Me Regjime Të Tilla Ushqimore?

Regjimet ushqimore me bazë bimore janë disi të rrezikshme sepse njerëzit nuk marrin sasi të mjaftueshme të proteinës, vitaminave dhe mineraleve.

Një studim i kryer në Mbretërinë e Bashkuar ka analizuar ndikimin e regjimeve të tilla në shëndetin e njerëzve.

Rezultatet e studimit konfirmuan se:

Rreziku i sëmundjeve të zemrës është 13 përqind më i ulët tek ata që ndjekin regjimin peskatarian

Tek vegjetarianët ku rrezik është 22 përqind më i ulët.

Rreziku i ishemisë është 20 përqind më i lartë tek vegjetarianët.

Regjimi Mesdhetar Më I Shëndetshmi

Ekspertët rekomandojnë zbatimin e një regjimi të shëndetshëm mesdhetar.

Ky i fundit përqendrohet më shumë në ngrënien e shumë perimeve dhe frutave, drithërave, farave, mishit të pulës, peshkut dhe yndyrnave të shëndetshme siç është vaji i ullirit.

Një regjim i tillë është efikas për parandalimin e shumë sëmundjeve të këqija./AgroWeb.org