Rënie Temperaturash deri -7 Gradë, Kur Nisin Ditët e Acarta

383 0

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do variojnë: në zonat malore nga -5ºC deri në 03ºC, në zonat e ulëta nga 02ºC në 11ºC dhe në zonat bregdetare nga 07°C në 12ºC.

Era do të fryjë në drejtim Verior-Verilindor me forcë valëzimi deri në 2-3 ballë citon Top Channel. Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash por që mundësitë për reshje janë të pakta.

Temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga -7ºC deri në 05ºC dhe në zonat e ulëta nga 0ºC në 07ºC.

Janari edhe Më i Ftohtë

Gjithçka do të ndryshojë gjatë muaji janar. Temperatura ekstremisht të ulëta do të karakterizojnë gjithë Europën, përfshirë dhe Shqipërinë.

Masat e acarta ajrore do të jenë të pazakonta ku temperatura pritet të shkojë deri edhe -10 deri – 20 gradë celcius në disa zona të caktuara.

Meteorologu amerikan Todd Crawford, thotë se pjesa e madhe e Evropës veriore gjatë janarit dhe shkurtit do të kaplohet nga të ftohtit ekstrem, që do konsiderohet si dimri më i ftohtë në tetë vitet e fundit.

Kujdes nga Virozat dhe Gripi 

 Vijojmë të jemi në stinën e dimrit dhe moti pritet të sjellë temperatura të ulëta, rreshje bore dhe shiu në të gjithë territorit.

Kjo është periudha më delikate për t’u prekur nga gripi dhe virozat, këto të fundit bëhen më kërcënuese në rastet e luhatjeve ekstreme të motit.

AgroWeb.org ju këshillon të qendroni sa më shumë në vende të mbyllura dhe të ngrohta dhe të konsumomi pije të ngrohta, si çajra të ndryshëm por edhe supa të ngrohta etj./AgroWeb.org