Rikthehen Ditët me Diell por Bëni Kujdes, Temperaturat Zbresin deri në – 5

220 0

Rreshjet intensive të dy ditëve të fundit pritet të pakësohen nga dita e sotme dhe në ditët në vijim dielli dhe moti i kthjellët pritet të rinisë sërish.

Por ditët e ardhshme me diell, sipas parashikimeve të motit pritet të shoqërohen me ulje drastike temperaturash.

“Edhe e hëna, deri në mbrëmje do të vijojë me reshje të pakta, por me erë të fortë, ndërsa dita e martë dhe e gjithë java tjetër sjelle mot të kthjellët, por të ftohtë.

Parashikohet që temperaturat e natës dhe mëngjeseve të javës qe vjen, të zbresin deri -5°C, ndërsa në zonat perëndimore, termometri gjatë mesditës nuk do të shënojë më lart se 13°C, megjithëse do te ketë kthjellime.

Për sa i përket problemeve në trafikun detar, era mbetet e fortë. Gjate së hënës, në det të hapur era do të arrijë shpejtësi deri 90 km/h ndërsa dallgëzimi mbetet i lartë, deri 6-7 ballë” thuhet nga shwrbimet meteorologjike.

Janari edhe Më i Ftohtë

Gjithçka do të ndryshojë gjatë muaji janar. Temperatura ekstremisht të ulëta do të karakterizojnë gjithë Europën, përfshirë dhe Shqipërinë.

Masat e acarta ajrore do të jenë të pazakonta ku temperatura pritet të shkojë deri edhe -10 deri – 20 gradë celcius në disa zona të caktuara.

Meteorologu amerikan Todd Crawford, thotë se pjesa e madhe e Evropës veriore gjatë janarit dhe shkurtit do të kaplohet nga të ftohtit ekstrem, që do konsiderohet si dimri më i ftohtë në tetë vitet e fundit.

Kujdes nga Virozat dhe Gripi 

 Vijojmë të jemi në stinën e dimrit dhe moti pritet të sjellë temperatura të ulëta, rreshje bore dhe shiu në të gjithë territorit.

Kjo është periudha më delikate për t’u prekur nga gripi dhe virozat, këto të fundit bëhen më kërcënuese në rastet e luhatjeve ekstreme të motit.

AgroWeb.org ju këshillon të qendroni sa më shumë në vende të mbyllura dhe të ngrohta dhe të konsumomi pije të ngrohta, si çajra të ndryshëm por edhe supa të ngrohta etj./AgroWeb.org