Rikthehet Acari, Këtë Javë Temperaturat Bien 10 Gradë Nën Zero

386 0

U duk se vala më e ftohtë e këtij dimri u largua me fundin e muajit janar.

Por Shërbimet Meteorlogjike, të cilave i referohet AgroWeb.org paralajmërojnë një mot ekstremisht të ftohtë në ditët në vijim.

Pavarësisht rritjes së temperaturave në dy javët e fundit, i gjithë terriori I vendit do të përfshihet nga një vajë tjetër I ftohti ku do të mbizotërojnë erërat e ftohta, rreshjet e borës dhe ato të shiut.

Meteoalb, të cilit i referohet AgroWeb.org ka bërë të ditur se në zonën Lindore dh eJuglindore të vendit pritet të ketë rreshje bore ndërsa duke nisur nga sot pasdite pritet të nsin rreshje shiu.

Po sipas të Meteoalb, temperaturat do të ulen deri në 10 gradë nën zero.

Kur pritet të bien temperaturat dhe sa do zgjasë i ftohti ekstrem?

“Moti gjatë javës: E hëna mbetet me temperatura të larta por me reshje shiu deri në mbrëmje kur dëbora shfaqet në pjesën më të madhe të zonave malore.

E marta sjell rënie të ndjeshme të temperaturave dhe vijojnë reshjet e dëborës në Lindje – Juglindje.

E mërkura dhe deri në fundjavë, sjellin mot të kthjellët por shumë të ftohtë; temperaturat e natës dhe mëngjesit ulen deri 10°C nën ZERO ndërsa gjatë mesditës maksimumi do të ngjitet deri 12°C” thuhet në njoftimin e Meteoalb.

Kujdes nga Virozat dhe Gripi

Tre javët e para të janarit sollën një mot ekstremisht të ftohtë dhe të acartë, ku mbizotëruan temperaturat e ulëta nën zero dhe rreshjet e bores por javët në vijim pasuan një mot të ngrohtë ku temperaturat u rritën më shumë gradë më lartë duke arrtiru deri në 21. Një situatë e pazakontë kjo për muajt e dimrit.

Megjithatë, vijojmë të jemi në stinën e dimrit dhe moti pritet të sjellë temepratura të ulëta, rreshje bore dhe shiu në të gjithë territorit të paktën përgjatë kësaj jave.

Kjo është periudha më delikate për t’u prekur nga gripi dhe virozat, këto të fundit bëhen më kërcënuese në rastet e luhatjeve ekstreme të motit.

AgroWeb.org ju këshillon të qendroni sa më shumë në vende të mbyllura dhe të ngrohta dhe të konsumomi pije të ngrohta, si çajra të ndryshëm por edhe supa të ngrohta etj./AgroWeb.org