Rrezik – Shurupi i Misrit Minon Organizmin

496 0

Shurupi i misrit është ëmbëlsuesi më i lirë në treg dhe gjendet në një pafundësi produktesh. Shurupi i misrit me përmbajtje të lartë fruktoze është një produkt ushqimor industrial dhe nuk i ngjan aspak substancave natyrale. Ky shurup merret nga misri nëpërmjet një proçesi shumë sekret që vetëm disa njerëz në industrinë përkatëse e dinë.

Sheqernat përthithen nëpërmjet një proçesi kimik enzimatik dhe transformohen në një përbërës të ri biologjik të quajtur Shurup Misri me Sasi të Lartë Fruktoze.

Konsumatorët shqiptarë e kanë rritur konsumin e këtij shurupi ( të marrë kryesisht nga pijet e ëmbëlsuara dhe ushqimet e përpunuara) nga zero që ishte në vitet 90 në pothuaj 20 kilogramë për person në vit. Kjo përllogaritje bazohet në sasinë mesatare të pijeve me sheqer dhe ushqimeve të përpunuara për frymë në vendin tonë.

Gjatë gjithë kësaj kohe, nivelet e obezitetit janë trefishuar dhe shfaqjet e sëmundjeve të diabetit janë pesë fishuar. Ndoshta, ky shurup nuk është faktori i vetëm, por sidoqoftë roli i tij nuk duhet injoruar.

Mënyra se si organizmi metabolizon sheqerin është në varësi të dy molekulave të ndryshme të cilat përbëjnë atë që ne njohim si sheqerin që konsumojmë çdo ditë. Si fillim, kemi glukozën, që është molekula më e thjeshtë për tu përpunuar nga organizmi dhe që jep shumicën e energjisë, dhe më pas fruktozën, e cila mund të përpunohet vetëm nga mëlçia dhe ka lidhje me diabetin e tipit 2 dhe obezitetin.

Prodhuesit më të mëdhenj të botës të sheqernave dhe pijeve të ëmbla të cilët janë të pranishëm edhe në Shqipëri, raportojnë se 55% e ëmbëlsuesve në pijet e tyre është në fakt shurup misri, megjithatë burime të pavarura informacioni kanë treguar që shpesh shurupi i misrit përbën 78% të sheqerit në pijet e paketuara.

Shurupi i misrit gjendet pothuaj në çdo ushqim të një cilësie të ulët e të varfër nga ana shëndetësore. Zakonisht, këto produkte janë të mbushura me kimikate, kripëra, yndyrna, madje edhe mërkur, të cilat shkaktojnë shumë sëmundje.

Mjafton pak njohuri kimike dhe arrin të kuptosh se kallami i sheqerit ose sukroza përbëhet nga dy molekula të lidhura ngushtë – glukoza dhe fruktoza të cilat janë në sasi të barabarta dhe që më pas përthithen nga trupi. Shurupi i misrit përmban gjithashtu glukozë dhe fruktozë jo në nivelin 50/50, por në 55% fruktozë dhe 45% glukozë, dy molekula kësaj here të ndara nga njëra tjetra.

Fruktoza është më e ëmbël se glukoza dhe shurupi për të cilin po flasim sot është më i lirë se sheqeri sepse edhe vetë misri është më i lirë se kallami i sheqerit.

Në rastin e shurupit të misrit, fruktoza dhe glukoza nuk janë të lidhura natyralisht ose kimikisht, tretja e tyre nuk është e nevojshme, që do të thotë se përballja e tyre e parë do të jetë me gjakun. Fruktoza shkon direkt tek mëlçia dhe shkakton prodhimin e yndyrnave, triglicerideve dhe kolesterolit.

Ja përse, ky shurup kthehet në shkakun kryesor të dëmtimit të mëlçisë në vendin tonë dhe shkakton “dhjamosjen” e saj. Glukoza e cila përthithet menjëherë nga gjaku shkakton nivele të larta të insulinës e cila ruan hormonet e yndyrës. Këto dy karakteristika të shurupit të misrit çrregullon metabolizmin dhe shkakton rritjen e oreksit, shtimin në peshë, diabetin, sëmundjet e zemrës, kancer, sklerozën dhe shumë të tjera.

Arsyeja e fundit, por jo nga rëndësia përse duhet të shmangni produkte që përmbajnë shurup misri (që në etiketat e huaja njihet në termin HFCS) është se ato janë tregues i një ushqimi të një cilësie të ulët, pa vlera ushqimore, të përpunuar në mënyrë industriale, me kalori boshe dhe elementë artificialë.

Nëse një ushqim përmban këtë shurup, duhet të dini se ai nuk është i plotë, i freskët, i mbushur me vitamina, fibër, minerale, antioksidantë apo fitonutrientë. Qëndroni larg këtij shurupi nëse doni të jeni të shëndetshëm. Ndonëse na duhet të ulim sasinë e sheqerit të konsumuar, një ndryshim i tillë në ushqimin tonë do ta përmirësojë shëndetin në mënyrë të ndjeshme./AgroWeb.org