Rriten çmimet e ushqimeve në tregjet shqiptare

659 0

Çmimet e produkteve ushqimore kanë pësuar një rritje gjatë muajit shtator. Një raport i fundit i INSTAT tregon se grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” ka pësuar një rritje me 2,1 % krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2013.Në këtë grup çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” janë rritur me 20,1 %, pasuar nga nëngrupi “fruta” me 2,2 %, nëngrupi “qumësht, djathë e vezë” me 1,7 %, etj. Çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” u ulën me 7,0 %, pasuar nga nëngrupi “sheqer e ëmbëlsira” me 3,8 %, “kafe, çaj e kakao” me 3,3 %. 

   Tab.1Ndryshimet vjetore të indeksit

  Burimi INSTAT

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit. Rritja vjetore në muajin Shtator është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,83 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,43 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0,25 pikë përqindje në ndryshimin vjetor. Çmimet e grupit “Transport” dhe “Hotele, kafene e restorante” kanë kontribuar respektivisht me +0,09 dhe +0,08 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shëndeti” kanë kontribuar me – 0,20 pikë përqindje në ndryshimin vjetor. Grupi “Veshje dhe këpucë” ka kontribuar me – 0,10 pikë përqindje.

Tab.2 Ndryshimet mujore të Indeksit të Çmimeve t&eeuml; Konsumit

 Burimi INSTAT

Në krahasim me muajin Gusht 2014, në muajin Shtator grupi “Ushqime dhe pije joalkolike” pati një rritje të çmimeve me 0,5%. Rritja më e madhe e çmimeve në Shtator u shënua në grupet “Argëtim dhe Kulturë” me 0,8 %, “Veshje dhe Këpucë” dhe “Komunikim” me 0,6 % dhe “Transport” me 0,2 %.