Rritet me 42% mbështetja për sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit

435 0

Në buxhetin e vitit 2021 për bujqësinë, është rritur me 42% financimi për programin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit, krahasuar me vitin 2020.

Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit, bën të ditur se, kryefjala e “Sigurisë Ushqimore” është reforma në Shërbimin Veterinar, një shërbim tejet i rëndësishëm për shëndetin e blegtorisë dhe shpendëve, për sigurinë e konsumatorëve.

Rreth 430 veterinerë të rinj në të gjithë vendin, punësohen vitin që vjen, duke u bërë pjesë e këtij shërbimi, që do të shtrijë kontrollin veterinar në të gjitha njësitë administrative të vendit.

“Ky kontroll fillon që nga ushqimi i bagëtisë, që merr bagëtia, dhe me veterinerin mbaron te dyqani ku shitet mishi. Ky është një nga ciklet më të rëndësishme sa i takon sigurisë ushqimore dhe monitorimit që na bëjnë të huajt, dhe sidomos BE-ja në mënyrë që produktet tona shtazore të shiten në Evropë”, bën të ditur ministria e Bujqësisë.

Ndërkohë që me buxhetin e vitit 2021 parashikohet të zgjerohet Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare me 2 sektorë të rëndësishëm për të rritur sigurinë ushqimore në vend. Po kështu do të rikonstruktojmë edhe godinën e këtij institicioni.

Përsa i përket Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, me buxhetin e ri do të investohet për blerjen e pajisjeve laboratorike, pajisjeve për trupat e inspektimit si dhe rikonstruksionin e ndërtesës të Drejtorisë të Përgjithshme të AKU, e dëmtuar pas tërmetit. Po kështu do të vijojë procesi i ristrukturimit i nisur pas miratimit të ndryshimeve ligjore.

Sipas MBZHR, gjatë këtij viti janë akrediduar edhe 49 teste të reja analizash nga 53 të tilla që ka pasur ISUV deri në vitin 2019. Ky është një tregues tjetër pozitiv përsa i përket përpjekjes tonë të përbashkët për forcimin e sigurisë ushqimore në vend./Burimi: Atsh