Rritet Numri i Të Infektuarve Me Koronavirus Në Shqipëri – Qytetet Më Të Prekura

338 0

Pak momente më parë Isntituri i Shëndetit Publik përditsoi numrin e të prekurve nga koronavirusi COVID-19 në Shqipëri.

Sipas të dhënave nga ku bazohet AgroWeb.org, Nën 24 orët e fundit janë realizuar 159 testime të reja dhe kjo e çon numrin total të testimeve të kryera në 457.

Numri i të konfirmuarve me COVID-19 shkon në 33, nga të cilat: 8 prej të cilëve janë të shtruar në Spitalin Infektiv  ndërsa 25 raste janë të vetëizoluar në gjendje të mirë shëndetësore në shtëpi.

“Kjo është një situatë që duhet vlerësuar me seriozitet dhe masat që janë marrë për distancimin social duhet të merren me seriozitet. Ne do të vazhdojmë me gjurmimin e rasteve në terren dhe nuk është e nevojshme që çdo person të testohet”, tha Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë Silva Bino.

Nga ana tjetër mjeku Trital Kalo ka nënvizuar rëndësinë e ndjekjes me seriozitet të rregullave të vendosura nga shteti shqiptar.

Ai është shprehur se edhe pse qëndrimi në shtëpi kërkon disa sakrifica, gjithçka po bëhet për të mirën e shëndetit të qytetarëve.

Sipas Kalos, ndërgjegjësimi i qytetarëve është ‘kyçi I artë’ për të përballuar me sukses këtë pandemic.

Të gjithë duhet të tregoheni të matur dhe të ruajmë qetësinë, vetëm kështu ndihmojmë edhe stafin mjekësor që të na shërbejë.

ISHP vazhdon të risjellë në vëmendje se është thelbësore që qytetarët të tregohen të kujdesshëm dhe ta marrin situatën në të gjithë seriozitetin e saj.

Mjekët e Urgjencës Kombëtare kërkojnë që qytetarët të mos krijojnë ‘mbingarkesa të panevojshme’ për kapacitetin e Shërbimit Mjekësor Publik.

Nga rastet e konfirmuara positive me COVID-19:

Tiranë 19 raste

Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)

Lushnje 1 rast

Elbasan 2 raste

Fier 4 raste

Rrogozhinë 2 raste/AgroWeb.org