Pandemia COVID-19 përtej të infektuarve, ka ndikuar shumë jetën e miliona qytetarëve në të gjithë botën.

Masat parandaluese të vendosura për këtë sëmundje kanë izoluar pjesën më të madhe të globit dhe po japin efektet e tyre në shumë fusha të jetës.

Rreth 114 shtete po përballen në këto momente me një nga emergjencat shëndetësore më serioze të viteve të fundit.

Ekonomia globale ka pësuar ulje dhe sistemet shëndetësore të shumë vendeve po përballen me vështirësi të vazhdueshme dhe pamjaftueshmëri të paisjeve.

Në të gjithë këtë situatë ekspertët këshillojën qytetarët që të mos panikosen dhe të ruajnë qetësinë.

Ata shpjegojnë si po ndikon koronavirusi në gjendjen emocianle të njerëzve dhe çfarë duhet të bëjnë për të kaluar ankthin e vazhdueshëm.

Çfarë thonë ekspertët

Psikologia Manjola Baci për emisionin “Rreze Drite”, ka folur mbi ndikimin që kjo gjendje ka në psikologjinë e njerëzve.

Duke theksuar se këto msa të vendosura nga autoritetet janë mëse të nevojshëm, ajo shpjegon situatën nga pikëpamja mjekësore.

Ajo thotë se qytetarët duhet ta kthejnë situatën në një aspekt pozitiv për veten e tyre.

Ky detyrim apo imponim për të qëndruar të mbyllur në shtëpi sipas saj është një proces i domosdoshëm për ta trajtuar situatën ashtu si i takon.

Ekspertja shprehet se çdo qytetar duhet të jetë i vetëdijshëm për rrezikun që i kanoset nga ky virus.
“I them popullit të keni kujdes në të gjitha rregullat që jep shteti ynë, që janë këshilla botërore, mos e shikoni si dicka imponuese, që po bën trysni në aspektin psikologjik, por po merren masat që neve na takojnë si shtet.”, u shpreh ajo për emisionin “Rreze Drite”

Edukimi dhe informimi mbi gjendjen duhet të jenë parësore, në momentin që vendosen rregulla për të qëndruar në shtëpi, duhet të respektohen.

Sipas psikologes Baçi, kjo është një nga mënyrat më të mira dhe efektive për të mposhtur sa më shpejt virusin.

Si të parandaloni ankthin

Urdhri i psikologëve në Itali publikoi së fundmi një artikull ku përshkruante tre metoda shumë të thjeshta për të eliminuar ankthin.

AgroWeb.org e ka sjellë atë informacion të të përmbledhur për ju.

Si fillim duhet të eliminoni impulse për të kontrolluar çdo moment për informacion të zgjeruar në lidhje me përhapjen e Koronavirus.

Sigurisht edhe informacionin që merrni duhet të vijë nga burime të besueshme dhe zyrtare.

Siç janë institucionet shtetërore, spitalet, apo qendrat e këshilimit mjekësor.

Duke qenë se është një fenomen kolektiv, do t’ju duket sikur biseda e ditës është gjithmonë Koronavirus.

Mundohuni që edhe kur jeni me miqtë ta evitoni diskutimin rreth këtij fenomeni.

Ajo që duhet praktikuar është qetësia, edhe pse situata është shqetësuese duhen lexuar me vëmendje këshillat mjekësore./AgroWeb.org