Përse Duhet të Punoni nga Shtëpia Këto Kohë

325 0

Bota po përballet me një armik të ri e misterioz prej disa muajsh tashmë.

Vatra e parë e virusit COVID-19 e ndezur në Kinë që në fillim të Dhjetorit, u shua vetëm disa ditë më parë.

Kjo pas një beteje të mjekëve me sëmundjen dhe me mijëra të vdekur e të infektuar.

Megjithatë për pjesën tjetër të botës mesa duket përhapja e virusit sapo ka filluar.

Po të marrim parasysh gjendjen në Itali ku i gjithë sistemi shëndetësor ndodhet në kolaps dhe më shumë se 60 milionë njerëz janë urdhëruar të qëndrojnë në izolim, mund të kuptojmë shumë për këtë virus.

Edhe në vendin tonë shifrat e të infektuarve me COVID-19, u rritën me ritme të shpejta në vetëm 5 ditë.

Shqipëria shënon 42 raste të konfirmuara me COVID-19 dhe 1 të vdekur.

Ndër këta qindra të tjerë janë vetëizoluar si mbartës të dyshuar të virusit.

Pikërisht për shkak të këtyre shifrave, qeveria Shqiptare ka marrë masa drastike.

Prej ditës së Premte e deri të Dielën, Kryeministri Rama ka kufizuar çdo lëvizje dhe mjet transporti në Tiranë e Durrës.

“Jemi në luftë, kjo është luftë” u shpreh ai për mediat një ditë më parë.

Sipas ekspertëve zgjidhja e vetme në këtë situatë është izolimi, për këdo.

Përse duhet të izoloheni

Një nga diskutimet më të mëdha sot është qëndrimi në shtëpi.

Më së shumti për ata që punojnë në mjedise të mbyllura e me shumë persona.

Kjo sepse mundësia e përhapjes së këtij virusi është shumë e madhe.

Ajo çfarë dihet me siguri për të është se shpërndahet mes ndërveprimit të njerëzve.

Sipas ekspertëve një nga gjërat më të mira që mund të bëni në këtë situatë është puna nga shtëpia.

Nëse profesioni juaj e lejon, veproni në këtë mënyrë.

Që të jeni njejtë efikas edhe teksa punoni në shtëpi atëherë ndiqni këshillat si më poshtë.

Çfarë thonë ekspertët

-Mos punoni nga krevati

Nëse kërkoni të jeni efikasë në punën tuaj atëherë bëni zgjimin tuaj të zakonshëm.

Pasi të keni larë sytë, hani dicka e më pas nisni të punoni.

-Komunikoni me kolegët

Falë tekonologjisë çdo formë komunikimi është e mundur dhe shumë e shpejtë.

Mos u distanconi nga komunikimi me të tjerët, telefononi kolegëet tuaj dhe diskutoni.

-Mos u stresoni nëse ju duket e vështirë.

Të punosh nga shtëpia nuk është aq e lehtë sa të jesh në ambientin e punës.

Përballuni me faktin që në shtëpi keni më pak produktivitet, por në këtë situatë është e kuptueshme.

-Vendosni një orar pune

Çdo ditë bëni një plan pune dhe respektojeni atë.

Punoni vetëm gjatë periudhës që keni vendosur e më pas bëni një pushim ose rifilloni të nesëermen.

Gjithnjë duke mbajtur në mendje se kjo situatë është e përkohëshme dhe shume e nevojshme./AgroWeb.org