Sa Shumë E Lëndon Zemrën Vetmia Dhe Izolimi

396 0

Çdo ditë e më shumë, studimet po konfirmojnë lidhjen e fortë mes shëndetit fizik dhe atij emocional.

Në të njëjtën kohë, studimet konfirmojnë rreziqet e forta që i kanosen shëndetit tonë në mungesë të dashurisë, miqësisë, mbështetjes sociale e të tjera.

Një studim i fundit i publikuar në revistën Heart ka nxjerrë në pah mënyrën se si izolimi social dhe vetmia ndikojnë në shëndetin e organizmit, veçanërisht atë të zemrës.

Të dhënat e studimit i gjeni duke u futur këtu

Si Ndikojnë Izolimi Dhe Vetmia Tek Njerëzit Që Vuajnë Nga Zemra? 

Studiuesit kanë zbuluar se njerëzit e vetmuar ose ata që janë të izoluar në aspektin social, janë më të rrezikuar të goditen nga një atak në zemër apo ishemia.

E kundërta ndodh me njerëzit që kanë një rreth të konsoliduar social.

Vetëm izolimi social mund të rrisë rrezikun e vdekjes së parakohshme tek njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e zemrës, shkruhet në studim.

Për të arritur në këtë konkluzionet e mëposhtme, studiuesit analizuan të dhënat e mbi 480,000 personave të rritur në Mbretërinë e Bashkuar për një periudhë kohore prej 7 vjetësh.

Gjetjet e studimit treguan se izolimi dhe vetmia rrisin ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare tek njerëzit.

Izolimi rrit me 43 përqind rrezikun e atakut të parë të zemrës dhe me 39 përqind rrezikun e goditjes së parë të ishemisë.

Vetmia nga ana tjetër rrit me 49 % rrezikun e atakut të parë të zemrës dhe me 36 përqind rrezikun e goditjes së parë të ishemisë.

Në rastin e personave që vuajnë nga sëmundjet e zemrës, izolimi social rrit rrezikun e vdekjes nga një atak në zemër me 25 përqind dhe me 32% atë të ishemisë.

Kjo do të thotë se një jetë bosh në aspektin social mund të mos shkaktojë probleme me zemrën, por nxit dëme të mëdha që pengojnë shërimin prej tyre dhe i përkeqësojnë ato. /AgroWeb,.org