Salca e Mrekullueshme nga Duart e Aktores Zamira Kita

532 0

Zamira Kita është një ndër aktoret më të dashura të shqiptarëve.

Por krahas mjeshtërisë së saj në skenë, Zamira Kita është një amvisë e mrekullueshme.

Ajo ka ndarë për ndjekësit e AgroWeb.org një recetë të veçantë, të përgatitur prej në raste festash dhe gëzime të ndryshme familjare.

Teksa na tregon detajet e përgatitjes, Zamira thotë se kjo sallatë jo vetëm e shijshme por edhe e lehtë për të shoqëruar pije apo edhe gatime të ndryshme duke i shtuar lezetin tavolinës.

Ndiqni shkurt përbërësit e thjeshtë dhe hapat që ju duhen për të provuar vetë në shtëpi këtë recetë fantastike dhe për ta shijuar me të dashurit dhe të afërmit tuaj.

“Kjo recete me pëlqen, se pergatitet shpejt, nuk kushton shumë dhe është mjaft e shijshme.

Kam shumë kujtime me këtë recetë sepse para shumë vitesh e kam shijuar, në një qytet të Maqedonisë së Veriut, në Bitola , Manastir, qytet ku shkojmë shpesh për të bërë teater.

Kemi një bashkëpunim të suksesshëm me Teatrin Popullor të Manastirit ( Naroden Teatër Bitola).

Kjo recetë ka qenë e përafert me atë që kam shijuar atëherë dhe më pas kam shtuar disa gjëra të vogla dhe jam përpjekur ta përhap edhe tek mikeshat e mia tregon Zamira për AgroWeb.

Salcë Shoqëruese në Tryezë

Përbërësit

300 gr salce e bardhe
100 gr arra
100 gr kondrafiletë ( proshutë e tymosur)
2 Kastravec të vegjël
Gjysmë kokrre limon
2 lugë vaj ulliri
Kripë

Pergatitja siç na e rrëfen Zamira

Salca e bardhë mund të përgatitet vetë duke kulluar kosin që e kemi bërë me pare, ose mund të blejmë salcë të gatshme.

Kastravecin dhe kondrafiletën e presim në kubikë të vegjël.

Arrat i grijmë në blender, jo shumë të imta.

I bashkojmë me salcën dhe i përziejmë.

Shtojmë dhe pak limon, vaj ulliri dhe kripë.

E shtrojmë në pjatancë dhe sipër i hedhim arra të grira më imët.

AgroWeb.org falenderon aktoren e mrekullueshme Zamira Kita që pranoi të ndante këtë recetë të veçantë për ndjekësit dhe audiencën tonë.