Shega Si Frut Magjik Ndaj Problemeve të Lëkurës Gjatë Ditëve Me Mot të Ftohtë

463 0

Kur temperaturat e motit janë të ulta, lëkura menjëherë fillon të duket më e thatë, më e ashpër dhe më e irrituar.  

Sidoqoftë, as në kohë me mot mjaft të ftohtë, nuk duhet të humbim shpresën për një lëkurë të shëndetshme.

Ko pasi të gjithë ne mund t’i ofrojmë lëkurës vitaminat, mineralet dhe lëndët ushqyese që i lejojnë qelizave të saj të rigjenerohen.

Shega është vërtet një frut magjik për mbrojtjen e cilësisë dhe shëndetit të lëkurës në mot të ftohtë.

Ky frut me shije të përsosur, sipas burimeve AgroWeb.org, është shumë i pasur me antioksidantë polifenole që e mbrojnë lëkurën e njeriut kundër dëmtimit të rrezeve ultravjollcë.

Për më tepër substancat mirëbërëse të shegës veprojnë fort kundër rënies së shëndetit dhe imunitetit dhe rrisin qarkullimin e shëndetshëm të gjakut në organizëm.

Shega është një frut i çmuar dimëror me cilësi të panumërta të mira madje përmban edhe acid elagjik.

Ky përbërës është një antioksidant i fuqishëm që është treguar i aftë të zvogëlojë rënien e prodhimit të kolagjenit nga organizmi dhe si pasojë është efikas në reduktimin e rrudhave të lëkurës.

Sa shegë duhet të konsumojmë në ditë?

Departamenti Amerikan i Bujqësisë rekomandon që një person të konsumojë një sasi prej 2-3 filxhana çaji të mbushur plot me frutat e shegës në ditë.

Shegë dhe farat e tyre ofrojnë një përmbajtje ushqyese të dendur me vlera. AgroWeb.org ju tregon se vetë shega nuk ofron shumë kalori dhe nuk krijon problem për sasinë e kufizuar të sheqerit që përmban.

Si të zgjidhni shegët më të mira?

Zgjedhja e shegëve të pjekur mira është relativisht e lehtë, pasi ato gjenden lehtësisht në çdo treg dhe në dyqanet e frutave dhe perimeve.

Fruti duhet të jetë i rëndë dhe cipa e jashtme duhet të jetë e tendosur dhe jo e rrudhur.

Të gërvishturat e cipës së jashtme, të çarat e vogla dhe parregullsitë e tjera të mundshme nuk ndikojnë aspak në cilësinë e kokrrave të shegës.

Ato janë edhe tregues se shegët gjatë qëndrimit në pemë nuk i janë nënshtruar trajtimeve me kimikate a pesticide, ndaj mos ngurroni t’i zgjidhni./AgroWeb.org