Shqipëria e Gjelbër për 35 Vite

240 0

A mundet Shqipëria që të ketë 100 përqind energji të rinovueshme? Po! Në vitin 2050. Së paku ky është konkluzioni i një studimi të fundit, i cili e rendit Shqipërinë ndër 139 vendet, të cilat mund të gjenerojnë të gjithë energjinë e nevojshme për shtëpinë, biznesin, industrinë, transportin, bujqësinë, pra gjithçka, përmes teknologjisë së prodhimit të energjisë nga era, dielli dhe uji.

Ndërsa në Paris 40 mijë diplomatë, ekspertë dhë avokatë, përfshirë më shumë se 135 lider botërorë po vendosin mbi fatet e tokës në Samitin e OKB-së dy profesorë të çështjeve të mjedisit, Mark Jacobson and Mark Delucchi do të prezantojnë gjetjet e tyre interesante mbi të ardhmen e energjisë së rinovueshme.

Profesor Jacobson do të ngrejë këtë çështje përballë liderve në bisedimet e Kombeve të Bashkuara, për të shpjeguar qartë se: edhe pse marrëveshjet ndërkombëtare për të reduktuar emetimin e dioksidit të karbonit janë shumë të vlefshme, ato nuk do të ishin mbase të nevojshme nëse vendet do të kalonin në sistemin e energjisë së rinovueshme, duke i dhënë fund djegies së qymyrit, gazit natyral që krojonë pjesën më të madhe të këtyre emetimeve pa asnjë fuqi nukleare.

Sipas Agjensisë Shqiptare të zhvillimit të Investimeve (AIDA), Shqipëria është ndër vendet me potencial më të lartë për prodhimin e energjisë së rinovueshme në Europë. Vendi ynë ka potencial të lartë në energjinë hidrike, e mengjithatë vetëm 35% e potencialit të energjisë hidrike është i shfrytëzuar. Falë klimës së favorshme, Shqipëria ka kushtet më të mira për energjinë diellore, duke përfshirë një rrezatim diellor mesatar 4.1 kWh/ m2 dhe mesatarisht 2400 orë me diell në vit.

Aktualisht, energjia diellore përdoret kryesisht për qëllime ngrohjeje. Energjia fotovoltaike ka ende mundësi për t’u eksploruar siç duhet. Shqipëria ka një potencial të pashfrytëzuar të energjisë së erës, veçanërisht përgjatë bregdetit Adriatik me hapësira të përcaktuara me potencial të lartë për zhvillimin e energjisë së erës. Faktorët kryesorë përfshijë; shpejtësinë mesatare vjetore të erës nga 6 – 8 m/s; Dendësinë mesatare të energjisë së 250 – 600 W/m2; Potenciale për të paktën 20 centrale të prodhimit të energjisë së erës.

Grafiku i mëposhtëm i bazuar në të dhënat e studimit “The solution Project” (projekti i rrugëzgjidhjes) tregon me detaje potencialin dhe avantazhet e Shqipërisë me 100 % energji të rinovueshme në vitin 2050. Madje sipas studimit, kursimet personale vjetore për energjinë, shëndetin dhe klimën do të mund të arrijnë deri në 2,723 dollarë amerikanë.

Burimi i të dhënave “The solution Project”