Si Ta Ruani Vajin E Ullirit Në Mënyrën E Duhur!

2k 0

Të gjithë e dimë që vaji i ullirit është elementi kryesor i një kuzhine të shëndetshme.

Por nëse nuk e ruani në mënyrën e duhur, me kalimin e kohës cilësia e vajit do të përkeqësohet dhe ai do të bëhet i dëmshëm për shëndetin tuaj.

AgroWeb.org, në bazë të këshillave të ekspertëve ju tregon si ta ruani vajin e ullirit, në mënyrë që ai të ruajë freskinë dhe aromën sa më të gjatë.

Pse ka rëndësi ta ruani vajin e ullirit?

Nga vaji i ullirit ne marrrim shumë përfitime shëndetësore që vijnë nga polifenolët dhe yndyrnat e pangopura.

Ato fillojnë të prishen dhe të çlirojnë radikalet e lira, kur ndërveprojnë me oksigjenin ose rrezet e diellit.

Kjo gjë do të prishë gjithashtu shijen dhe aromën e gatimeve tuaja.

Si ta dalloni nëse vaji i ullirit është prishur?

Përpara se ta përdorni, provoni ta nuhasni. Nëse është prishur, do të vini re menjëherë një erë të pakëndshme nga shishja. Një mënyrë tjetër është duke e hedhur në një lugë dhe më pas ta nuhasni.

Nëse ende nuk jeni të sigurt, atëherë provoni shijen e tij. Nëse vaji i ullirit ka një aromë të thartuar ose një ndjesi të pakëndshme në gojë, atëherë këshillohet të mos e përdorni.

Një vaj ulliri ekstra i virgjër, mban aromat e frutave dhe perimeve kur e rrotulloni në gojë. Ju duhet të ndjeni një shije speci në pjesën e pasme të fytit tuaj. Mos u habisni nëse prova e vajit të ullirit ju bën të kolliteni, ky është një tregues tjetër i cilësisë së mirë.

Sa zgjat vaji i ullirit?

Sipas ekspertëve, vaji i ullirit do të zgjasë deri në dy vjet nga data e skadencës, nëse nuk hapet.

Përdorimi i vajit brenda tre deri në gjashtë muaj nga hapja, do t’ju japë përfitimet më të mira shëndetësore.

Cila është mënyra e duhur për të ruajtur vajin e ullirit?

Nxehtësia, drita dhe oksigjeni “janë armiqtë” e vajit të ullirit. Gabimi i parë që mund të jeni duke bërë, është ta ruani shishen e vajit të ullirit mbi sobë.

Mënyra më e mirë për të ruajtur vajin e ullirit është në një shishe të errët qelqi, të cilën duhet ta vendosni në një vend të freskët dhe të thatë, larg rrezeve të diellit./AgroWeb.org