Si të bëjmë shufra me fruta të thata në shtëpi

575 0

Shufrat proteinike me fruta të thata janë një ushqim i shpejtë dhe i rëndësishëm, por shpesh ato që blihen në market përmbajnë përbërës të panevojshëm, siç është sheqeri që përcjell shumë kalori. Këto shufra të madhësive të ndryshme gjenden në shumë dyqane dhe konsumohen shumë, sidomos nga ata që merren me aktivitet fizik. Nëse keni interes të konsumoni këto shufra proteinash për një trup në formë, atëherë përse të mos i bëni vetë në shtëpi, majde me produkte të mira e të shëndetshme?

AgroWeb.org ju sugjeron  një kombinim të fiqve, arrës së kokosit dhe kokrrave të thata të boronicës së kuqe, pasi me këtë përzjerje do të ngopni menjëherë dëshirën për një dozë të menjëhershme ëmbëlsie. Më poshtë do të gjeni një recetë mjaft të shijshme dhe të thjeshtë.

Çfarë ju nevojitet:

6 fiq të thatë
2 lugë gjelle vaj arre kokosi
85 gramë bajame të copëtuara ose të grira
85 gramë me boronica të thata
85 gramë me arrë kokosi të grirë
1 lugë çaji me kripë deti
1 gotë mesatare me arra
65 gramë çokollatë pluhur
Rreth 60 ml ose 1/4 e gotës me ujë  

Pak kanellë

Si ta përgatisni:


Hidhni në mikser fiqtë, arrën e kokosit dhe gjalpin e kikirikut. Përzijeni deri sa masa të jetë e njëjtrajtshme. Shtoni boronicat, arrën e kokosit, bajamet, kanellën dhe kripën dhe vazhdoni t’i përzieni. Më pas shtoni arrat, çokollatën pluhur dhe ujin. Vazhdoni të përzieni deri sa masa të jetë e ngjashme me brumin e biskotave.

Më pas merrni një enë pjekjeje dhe hidheni brumin në të duke e sheshuar me pjesën e pasme të lugës. Futeni në frigorifer dhe mbajeni për 1 orë. Priteni në copa dhe ruajeni në frigorifer. Mund të ruhet deri në një javë. Një copë përmban 268 kalori, 13 gramë karbohidrate, 4 gramë fibër dhe 10 gramë proteina./AgroWeb.org