Si të Veproni nëse Dyshoni se Keni Simptomat e Koronavirus

345 0

Të gjithë personat që dyshojnë se kanë nevojë që të testohen për COVID-19, duhet që të lajmërojnë autoritetet përkatëse.

Pra, nëse keni dyshimet tuaja, mos u paraqisni direkt në urgjencë, por telefononi 127 për të marrë direktivat e duhura.

Personeli mjekësor do t’ju pyesë për simptomat si dhe për historinë tuaj të udhëtimit, apo për personat që keni kontaktuar.

Sipas këtyre pyetjeve paraprake ata përcaktojnë nëse keni nevojë që të testoheni.

Nëse shkoni direkt në urgjencë pa lajmëruar ju rrezikoni që të përhapni këtë virus tek të tjerët.

Cilët Janë Kriteret Përcaktuese?

 Sipas ISHP, ku AgroWeb.org bazohet, ju duhet të këshilloheni me mjekun tuaj të familjes.

Nëse nuk ndiheni mirë fizikisht, keni temperaturë, kollë apo përjetoni vështirësi në frymëmarrje duhet që t’ia shpjegoni mjekut.

Mos neglizhoni të përmendni udhëtimet tuaja të fundit, edhe nëse nuk kanë qenë në vendet me rrezik.

Informacioni paraprak që ju jepni tek mjeku duhet të jetë i saktë dhe i vërtetë, pasi përcakton ecurinë e problemit.

Testimi për COVID-19 Bëhet Tek Tre Grupime Njerëzish

Konktate me njerëz të prekur

Të gjithë ata që kanë simptoma si temperaturë ose kollë dhe frymëmarrje me vështirësi.

Nëse keni patur kontakt të afërt me një të prekur nga COVID-19 gjatë 14 ditëve që ai ka qenë i prekur.

 Ata që kanë udhëtuar drejt vendeve të prekura

 Ata që përjetojnë temperaturë të lartë DHE probleme në frymëmarrje, kanë nevojë për oksigjen dhe kanë udhëtuar drejt vendeve të prekura me COVID-19 brenda 14 ditëve.

Simptomat e gripit dhe virozave

Persona që kanë simptomat e lartpërmendura dhe mjekët ende nuk kanë gjetur një arsye tjetër për to – siç është gripi apo virozat.

Për këta persona nuk ka nevojë që të kenë patur kontakt me persona të tjerë apo që të kenë udhëtuar./AgroWeb.org