Situata në Shqipëri pas reshjeve të shiut dhe përmbytjeve

232 0

Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave njofton se, nga informacionet që vijnë nga rrethet, situata deri paraditen e së mërkurës është si më poshtë:

Qarku Vlorë

Qarku Vlorë nuk ka asnjë problem nga moti i keq dhe reshjet. Vetëm në Novoselë, në toka joproduktive, në zonën e quajtur Skrofotinë, ka prezencë uji në 50 hektarë, të cilat pothuajse kështu qëndrojnë, të pakulluara. Të gjitha strukturat janë në gatishmëri dhe situata është nën monitorim, pa ndërprerje.

Qarku Lezhë

Nga reshjet e datave 08-09 e në vazhdim, në qarkun Lezhë, nga informacionet e marra nga ekstensionistët e zonave, gjendja paraqitetet si vijon:

Në Lezhë kane rënë 36 mm shi dhe në Dajç të Zadrimës, 38.1 mm shi.

Lumi Drin, kuota është 2.2 m, që do të thote se, është pika kritike.

Lezha ka 610 ha tokë të përmbytura e konkretisht;

Bregu i Matës, 120 ha tokë bujqësore (Spiten, Markatomaj, Tresh 60 ha), (Shën Koll, Tale, 50 ha);

Barbulloj 50 ha;

Balldre, Gocaj, Torovicë, 400 ha;

Bacel, Blinisht 50 ha;

Rrethi Kurbin, 300 ha tokë, gjëndja është shumë problematike.

Probleme ka në Gjorm dhe Zhej të Bashkise Kurbin, ku ka dhe përmbytje të shtëpiave të banimit për shkak të shkarkimit të rezervuarit që administrohet nga Bashkia, si dhe reshjet e shumta që kanë rënë.

Në zonën e Fushë Kuqes ka rreth 140 ha tokë të përmbytur dhe në Milot 30 ha. Eshtë përkeqësuar gjëndja në Adriatik me mbi 90 ha, si pasoje e daljës nga shtrati të lumit Droje, jane përmbytur edhe 7 shtëpi banimi.

Probleme me energjinë elekrike nuk ka pasur, hidrovorët janë në punë me kapacitet të plotë.

Qarku Shkodër

Në Qarkun Shkodër ndodhen të përmbytura 873 hektarë tokë bujqësore, nga të cilat 3 të mbjella me grurë, 540 foragjere e livadhe, 330 tokë djerr.

Në zonën e Bushatit janë nën ujë, 80 hektarë, në Bërdicë 133 hektarë, në zonën Ana e Malit 400 hektarë, në Dajç 60 hektarë, në Vaun e Dejës 50 hektarë dhe Guri i Zi, 150 hektarë.

Në këto siperfaqe toke bujqësore, përmbytjet janë siperfaqesore, si rezultat i shkarkimit të hidrocentralit. Lumi Buna ka dalë nga shtrati. Kanelet e III-ta janë të mbushura me ujë në nivet baraz me sippërfaqen e tokës.

Rrethi Lushnjë

Deri tani nuk ka sipërfaqe toke të përmbytura, por kanalet janë të mbushura deri në pikën kritike dhe nëse vazhdon të ketë reshje, shumë shpejt situata mund të përkeqësohet.

Ministria e Bujqësisë bën të ditur se ka në gatishmëri të gjitha strukturat në qarqe, Drejtoritë e Bujqësisë, Bordet e Kullimit, ndërkohë që hidrovoret janë në funksion të plotë, ndërsa kanalet kulluese janë në gjëndje pune./AgroWeb.org