Studiuesit Shumë Afër Mjekimit Që Do të Ndryshojë Rrjedhën e Covid-19

375 0

Rezultatet paraprake të testeve klinike të trajtimit të ri kundër Covid-19 janë befasuese: mjekimi e ka ulur në mënyrë drastike numrin e pacientëve të shtruar në terapi intensive sipas kompanisë britanike që e ka prodhuar.

 Firma bioteknologjike me bazë në Sothhampton, Synairgen ka përdorur një proteine të quajtur interferon beta, të cilën trupi i njeriut e prodhon kur preket nga një infeksion viral.
Proteina thithet direkt në mushkëri nga pacientët me koronavirus përmes aerosolit dhe duket se stimulon tek ata një reagim imunitar.
Gjetjet fillestare tregojnë se trajtimi i ka reduktuar me 79% gjasat që të prekurit nga Covid, të sëmuren rëndë.

Pacientët, të cilëve iu administrua mjekimi i ri kishin tre herë më shumë mundësi ta merrnin veten deri në pikën që sëmundja të mos i cënonte aktivitetet e tyre të përditshme.

Testet sipas firmes prodhuese, treguan gjithashtu se mjekimi i ri e reduktonte në mënyrë të ndjeshme vështirësinë në frymëmarrje që përjetojnë një pjesë e pacientëve.

Në testimin e këtij ilaci morën pjesë 101 vullnetarë të shtruar me Covid në nëntë spitale britanike.

Rezultatet e tij, sipas Synairgen, janë një hap i jashtëzakonshëm përpara sa I takon trajtimit të koronavirusit.

Interferon beta është pjesë e linjës së parë mbrojtëse të trupit kundër virusit dhe e paralajmëron organizmin për sulmin viral, duke nxitur reagimin e tij.

Koronavirusi duket se e suprimon prodhimin e kesaj proteine si pjesë e strategjisë së tij për të bllokuar sistemin imunitar./Burimi:TopChannel