Stuhia e Fuqishme ‘Kiara’ Në Shqipëri – Si do të Ndryshojë Moti

325 0

Edhe pse nga kjo fundjavë dukej sikur ia hodhëm dimrit dhe temperaturave të ulëta, sinoptikanët pohojnë se gjithçka do të ndryshojë.

Sipas tyre tiparet e motit do në kenë një ndikim të madh nga stuhia e erës që ka mbështjellë shumë vende si Britania, Irlanda, Franca, Belgjika dhe Holanda.

Evropa Perëndimore është goditur nga kjo stuhi e fortë, e shoqëruar me reshje të shumta, temperature të ulëta dhe mot dimëror gjatë fundjavës.

Cikloni ‘Kiara’ sipas sinoptikanëve është cilësuar si një nga stuhitë më të fuqishme të 7 viteve të fundit.

Nga raportimet e vendeve të lartpërmendura, stuhia ka shkaktuar probleme me qarkullimin rrugor, hekurudhat, transportin detar e deri tek anulimi i fluturimeve.

A Pritet të goditet Shqipëria?

‘Kiara’ parashikohet që të prekë edhe vendin tonë në mesjavë, duke sjellë ndryshim drastik të motit.

Sipas sinoptikanëve, largimi i saj do të sjellë edhe ndryshim të motit.

Shkurti parashikohet të mbyllet me temperatura të ulëta, mot tipik dimëror, ndërsa pranvera pritet të na sjellë shumë reshje shiu

Parashikimi i Motit Për Ditët në Vijim

Sipas Meteoalb edhe pse vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash, pasditja do të sjellë reshje.

Në zonat malore reshjet do të jenë më formën e dëborës e ndërsa në qytete të tjera shi dhe erë.

Temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do variojnë: në zonat malore rritje nga -1ºC deri në 13ºC, në zonat e ulëta nga 04ºC në 18ºC dhe në zonat bregdetare nga 08°C në 20ºC./AgroWeb.org