Supa Me Kungulleshka Për Rënien nga Pesha dhe Shije në Tryezë

331 0

Nuk ka ushqim më të mirë dhe të shëndetëshëm se sa perimet e freskëta.

Të pasura me vitamina, minerale, shije dhe ngjyra perimet janë mënyra më e mirë për të nisur dhe përfunduar ditën.

Mund t’i konsumoni si lëngje, të pjekura, të ziera dhe në supë.

Për këtë arsye AgroËeb.org në recetën e sotme ju këshillon të provoni supën shumë të thjeshtë me kungulleshka por të pasur në shije dhe në vlera.

Ky gatim do t’i shtojë shijen e munguar tryezës suaj familjare vetëm me disa hapa të thjeshtë përgatitje.

Ndiqeni më poshtë mënyrën e saktë të gatimit të kësaj recete sipas këshillave të AgroWeb.org.

Supa Me Kungulleshka Për Dobësim Dhe Shije Në Tryezë

Përbërësit:

2 kungulleshka të lara dhe të prera në feta

1 qepë e madhe e qëruar dhe e prerë hollë

1 lugë gjelle gjalpë

1.5 litër ujë

Kripë dhe piper

Përgatitja:

Vendoseni tenxheren në zjarr dhe kur sipërfaqja e saj të jetë nxehur shtoni gjalpin.

Më pas, shtoni qepën dhe kaurdiseni deri sa të marrë ngjyrë të artë. Shtoni copat e kungulleshkave dhe kaurdisini mirë me gjithë qepën.

Pas kaurdisjes shtoni ujin dhe lërini kungulleshkat të ziejnë për 15-20 minuta.

Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe lëreni të ftohet për disa minuta.

Copat e kungulleshkës dhe qepës kalojini në një mikser dhe përziejini për 2-3 minuta.

Shtoni kripë dhe piper. Supa është gati.

Përse Duhet Të Hani Më Shumë Kungulleshka?

Kungulleshkat janë të shkëlqyera për shëndetin e zemrës sepse janë të pasura me kalium.

Ky mineral ul tensionin e gjakut dhe pengon atakun në zemër.

Vecc të tjerash, kungulleshkat janë të këshillueshme për ata që duan të ulin nivelin e kolesterolit sepse janë shumë të pasura me fibër.

Kungulleshkat janë ideale edhe për dobësim sepse kanë me të vërtetë pak kalori por shumë vitamina dhe minerale.

Ato këshillohen jo vetëm për shëndetin e syve por ju mbrojnë edhe  nga astma dhe fuqizojnë dhe ushqejnë kockat dhe dhëmbët falë përmbajtjes së lartë të antiksidantëve. /AgroWeb.org