Njerëzit kanë besim të palëkundur tek fakti se produktet e bulmetit janë burimi më i mirë i kalçiumit, një nga mineralet më të nevojshme për shëndetin.
A është kjo një strategji marketingu e industrisë së bulmetit?
Që në klasë të parë, fëmijët mësojnë se duhet të pijnë qumësht për të pasur kocka të forta.
Që në këtë pikë, kuptohet se fushatat e industrisë së ushqimeve të bulmetit kanë qenë të suksesshme.
Fushatat E Industrisë Së Bulmetit
Sipas studimeve të cilave u referohet AgroWeb.org, produktet e bulmetit përmbajnë kalçium, por organizmi nuk e përthith të gjithin.
Që të përthithë kalçiumin, trupi ka nevojë për një mineral tjetër që është magnezi.
Qumështi dhe produktet e tjera përmbajnë sasi të vogla të magnezit.
Pa praninë e tij, trupi përthith 25 përqind të përmbajtjes së kalçiumit në produktet e bulmetit.
Pa magnez, kalçiumi i tepruar përdoret gabimisht nga organizmi.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, qumështi nuk është burim i madh i kalçiumit.
Qumështi i Lopës Është Për Viçin Jo Për Njeriun
Njeriu është specia e vetme në planet që pi qumështin e prodhuar nga një specie tjetër.
Në vitet 40, një lopë prodhonte mbi 2,600 litra qumësht gjatë gjithë jetës së saj.
Tani, një lopë që shfrytëzohet nga kompanitë e bulmetit prodhon mbi 9,500 litra qumësht.
Qumështi nuk është i dëmshëm, por studimet thonë se ai nuk është burim aq thelbësor kalçiumi sa trumbetohet.
Kocka Të Forta Nga Kalçiumi i Gjelbër
Marrja e sasisë së duhur të kalçiumit është e domosdoshme për të ulur rrezikun e osteoporozës.
Konsumi i kalçiumit dhe vitaminës D, janë të rëndësishme për të ruajtur dendësinë dhe forcën e kockave.
Fëmijët nga 4 deri në 8 vjeç dhe të rriturit kanë nevojë për 1000 mg kalçium.
Fëmijët nga 9 deri në 13 vjeç kanë nevojë për 1300 mg kalçium.
Ushqimet më të pasura me kalçium që përthithet mirë nga organizmi janë bishtajoret, barishtet, brokoli, lakra, tërshëra, fasulet, farat e susamit, bajamet dhe shpargu.
Plotësoni nevojat tuaja për kalçium me këto ushqime të larmishme por edhe të shëndetshme./AgroWeb.org
Lini një Përgjigje