Thjerëzat Për Tensionin e Lartë të Gjakut – Dozat dhe Mënyrat e Përdorimit

919 0

Thjerrëzat janë bishtajore shumë të pasura në hekur, një mineral që ndihmon në oksigjenimin e gjakut dhe mirëmbajtjen e tensionit të gjakut.

Ky i fundit ka tendencën të ritet ndjeshëm nëse njeriu konsumon një regjim ushqimor të pasur me kripë.

Trupi shpesh has vështirësi në eliminimin e kripës, gjë që rit shanset e rritjes së tensionit të gjakut.

Thjerrëzat janë shumë të pasura edhe me fibër e cila ndihmon në ekuilibrimin e ndjeshmërisë ndaj insulinës.

Insulina dhe sheqeri në gjak janë dy faktorë që ndikojnë në veprimtarinë e veshkave për pastrimin e organizmit nga toksinat dhe kripa e tepërt.

Kësisoj, tensioni i gjakut ruhet në nivele më normale dhe nuk rezikon shëndetin.

Thjerrëzat, Më Shumë Kalium Se Bananet

Një sasi prej 100 gramë thjerrëzash përmban më shumë kalium se një banane.

Kaliumi është shumë i rëndësishëm për shëndetin e zemrës.

Ai ndihmon trupin të eliminojë sa më shpejtë kripën e tepërt, e cila siç e thamë më lart, nxit rritjen e tensionit të gjakut.

Sipas ekspertëve kanadezë, ku bazohet AgroWeb.org, thjerrëzat përmirësojnë elasticitetin e enëve të gjakut duke lehtësuar kështu qarkullimin e tij.

Për një efekt më të mirë, ata këshillojnë kombinimin e thjerrëzave të kuqe me ato jeshile.

Ky kombinim ka ndikimin më të madh në uljen e tensionit të gjakut për shkak të nivelit të antioksidantëve.

Këta të fundit njihen për uljen e nivelit të kolesterolit por edhe për rritjen e elasticitetit të enëve të gjakut.

Si T’i Përdorni Thjerrëzat Për Uljen e Tensionit Të Gjakut

Ekspertët e AgroWeb.org rekomandojnë mënyrat e mëposhtme për përdorimin e thjerrëzave.

  • Thjerrëzat mund të gatuhen dhe të përfshihen në sallatat me barishte
  • Thjerrëzat e gatuara mund t’i hani edhe në mëngjes për më shumë proteina
  • Thjerrëzat mund t’i zieni dhe të bëni sallatë me domate, qepë, limon dhe spec djegës.
  • Thjerrëzat mund t’i kombinoni edhe me orizin e zier.

Ekspertët gjithashtu rekomandojnë që të mbani nën kontroll tensionin e gjakut pas çdo ndryshimi në regjimin tuaj ushqimor. /AgroWeb.org