Udhëzimi i OBSH Në Shqipëri: Kush dhe Kur Duhet t’i Përdorni Maskat

401 0

Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri publikon udhëzimin e përditësuar për përdorimin e maskave kundër koronavirusit.

OBSH këshillon që pëlhura e maskës duhet të përmbajë të paktën tre shtresa me material të ndryshëm.

Mesazhi i OBSH në Shqipëri:

Udhëzimi i ri bazohet në faktet e niohura së fundi dhe ofron informacion të përditësuar se: kush duhet të përdorë maskë. kur duhet të përdoret maska dhe çfarë materiali duhet të jetë maska.

Gjithashtu, udhëzimi i përditësuar përmban edhe informacion të ri lidhur me përbërjen e pëlhurës së maskës. OBSh-ja këshillon që pëlhura e maskës duhet të përmbajë të paktën tre shtresa me material të ndryshëm dhe ofron gjithashtu një udhëzim se si duhet të lahet dhe mirëmbahet pëlhura e një maske dhe se si duhet të përdoret maska në mënyrë të sigurt.

Përdorimi vetem i maskës është i pamjaftueshëm për të siguruar mbrojtjen e duhur nga COVID19 dhe ajo duhet të përdoret vetëm si pjesë e një strategjie gjithëpërfshirëse që përfshin distancimin fizik dhe higjenën e duarve.

Maska Është Për Të Të Mbrojtur Ty Por Edhe Të Tjerët

Ekspertët thonë njëzëri se secili prej nesh duhet të vendosë maskë sa herë që del në ambiente të jashtme ku ka njerëz.

Maskat shërbejnë si një barrierë fizike që ju ndan ju nga të tjerët, ose më saktë nga spërklat që lëshojnë ata nëpërmjet të folurës, kollës dhe tështimës, por edhe anasjelltas.

Pra, maskat ju mbrojnë ju prej të tjerëve por edhe të tjerët prej jush, në rast se ju jeni prekur nga COVID-19 por nuk keni simptoma.

Është çështje kujdesi për veten por kortezie ndaj të tjerëve.

Të kuptohemi drejtë, maskat nuk pengojnë depërtimin e viruseve sepse ato janë mikroskopike, por pakësojnë gjasat e infeksionit.

Nëse ju kolliteni dhe nuk e hiqni maskën, kësisoj keni ulur me 95 përqind sasinë e spërklave që lëshohen në ajër dhe që mund të infektojnë dikë tjetër.

Përpos maskës, masa absolutisht më e rëndësishme e mbrojtjes kundër COVID-19 është pa asnjë mëdyshje larja e duarve.

Nëse ju mbani maskë, ama pas çdo blerje ktheheni në shtëpi dhe nuk lani duart, atëherë jeni shumë të rrezikuar.

E rëndësishme është gjithashtu që të maskën të mos e prekni me duar të palara sepse rrezikoni përhapjen e baktereve dhe virozave në të, që më pas futen më lehtë në rrugët e frymëmarrjes./AgroWeb.org