Uji është kudo që nga toka te majat e akullta malore e deri te qelizat e trupit të secilit prej nesh. Në varësi të pozicionit gjeografik, masës trupore, moshës dhe gjinisë, mesatarisht trupi i njeriut përbëhet prej 55-60% ujë. Bebet e sapolindura kanë edhe më shumë, trupi i tyre ka rreth 75 % ujë ndaj dhe mund të notojnë lehtësisht njësoj si peshqit. Por ky nivel i lartë uji në trupin e tyre bie menjëherë që në vitin e parë të jetës, duke arritur rreth 65%.
Pra çfarë roli luan uji në trupin tonë dhe sa duhet të pimë që të jemi të shëndetshëm?
Uji në trupin tonë lubrifikon nyjet e kockave, rregullon temperaturën e trupit dhe ushqen trurin dhe shtyllën kurrizore. Uji nuk gjendet vetëm në gjak, ai gjithashtu gjendet në tru dhe zemër. Uji përbën 3/4 e këtyre dy organeve.
Kjo sasi është e njëjtë me sasinë e lëngjeve në një banana. Mushkëritë janë të ngjashme me një mollë, pasi përmbajnë 83% ujë. Madje edhe kockat e njeriut që duket të thata, përmbajnë 31% ujë.
Por, nëse jemi të përbërë prej ujit dhe rrethohemi nga uji, pse duhet të pimë kaq shumë?
Çdo ditë trupi ynë humbet 2 deri 3 litra ujë nga djersitja apo lëvizjet, madje edhe teksa marrim frymë. Këto funksione janë thelbësore për mbijetesën tonë ndaj duhet të kompensojmë humbjen e lengjeve. Ruajtja e balancës është e rëndësishme për t’u mos dehidratuar apo për të evituar overdozën e ujit në trup.
Dehidratimi shkakton humbje energjie rënie të humorit, tharje të lëkurës dhe tension të lartë. Një truri të pahidratuar i duhet më shumë sforco për të funksionuar. Overdoza e ujit, hyponatremia shkaktohet nga pirja e një sasie të madhe uji brenda një kohe shumë të shkurtër. Atletët janë shpesh viktima të hiper-hidratimit.
Specialistët deri më tani kanë thënë se duhet të konsumojmë 8 gota ujë në ditë. Por studimet e fundit tregojnë se kjo sasi varet nga pesha jonë trupore dhe mjedisi ku jetojmë. Sasia që duhet të konsumojmë është 2.5 – 3.7 litra në ditë për meshkujt dhe 2- 2.7 për femrat.
Rritja apo zvogëlimi i kësaj sasie varet nëse jemi të shendetshëm, aktivë, të moshuar apo jetojmë në vende me temperatura të larta.
Uji është lëngu më i shëndetshëm për hidratim. Edhe disa pije të tjera si kafja apo çaji, mund të zëvendësojnë lëngjet. Ushqimi përmban një të pestën e sasisë së ujit që nevojitet gjatë ditës
Frutat dhe perimet si luleshtrydhja, kastravecat apo edhe brokoli përbëhen prej rreth 90% ujë, ndaj janë shumë të mira për hidratimin e trupit.
Konsumi i ujit ka edhe efekte pozitive afatgjata. Studimet kanë treguar se balanca e ujit në trup eviton rrezikun nga ataku kardiak, nga diabeti, madje redukton edhe riskun ndaj disa kancereve. Të marrësh sasinë e duhur të lëngjeve ndikon së tepërmi në mënyrën sesi ti ndjen, mendon dhe funksionon në jetën e përditshme./AgroWeb.org/