Ushqimet Që Duhet të Shmangni Nëse Vuani Nga Urthi

500 0

Kur njeriu konsumon ushqime me aciditet të lartë, stomaku nuk arrin ta përpunojë atë në nivele të mjaftueshme.

Djegësira më pas kthehet lart drejt fytit duke shkaktuar një ndjesi fort të pakëndshme.

Kurat natyrale kundër urthit janë të panumërta, megjithatë hapi i parë në trajtimin e këtij problemi është identifikimi i ushqimeve që shkaktojnë këtë eksperiencë përvëluese.

Ekspertët rekomandojnë ngrënien e ushqimeve të shëndetshme me alkalinë.

Ushqimet Që Duhen Shmangur Nëse Vuani Nga Urthi

Të Skuqurat

Këto ushqime shkaktojnë kaos në sistemin tretës.

Ato janë të rëndë dhe ngadalësojnë sistemin tretës duke lënë pas acide të tepërta që ngjiten lart drejt ezofagut.

Ushqimet e Përpunuara

Ëmbëlsirat industriale krijojnë  një mjedis acidik në stomak, veçanërisht nëse janë të mbushura me ngjyrues dhe substanca artificiale.

Njerëzit që vuajnë nga urthi duhet të shmangin të gjitha format e sheqerit dhe miellit të përpunuar.

Kafeja

Nivelet e larta të kafeinës nxisin sekretimin në rritje të acidit gastric në stomak që mund të shkaktojë urth.

Pijet e Gazuara

Këto pije rrisin presionin në stomak dhe aciditetin.

Në vend të tyre, përpiquni të pini ujë në temperaturë ambienti dhe qëndroni larg lëngut të portokallit, sidomos përpara gjumit.

Ushqimet Pikante

Ushqimet pikante janë tepër të dëmshme për njerëzit që vuajnë nga urthi.

Salcat përvëluese, specat djegës e produkte të ngjashme janë kaotike për stomakun.

Alkoli

Alkoli ka efekt dehidratues dhe rrit nivelet e aciditetit në trup.

Pirja e alkolit shkakton probleme të vazhdueshme me tretjen.

Mishi

Mishi me pak yndyrë lëshon më pak aciditet.

Mishi me yndyrë është i dëmshëm.

Konsumi i mishit duhet kufizuar në 2-3 herë në javë dhe duhet të siguroheni që do ta përtypni mirë përpara gëlltitjes.

Produktet e Bulmetit

Një gotë më qumësht mund të ofrojë një qetësim të përkohshëm ndaj simptomave të urthit, por uji mbetet alternative më e mirë.

Qumështi nxit sekretimin e tepërt acidik, veçanërisht nëse stomaku është plot.

Njerëzit që vuajnë nga urthi duhet ta përtypin ushqimin të paktën 20 herë dhe të mos shtrihen menjëherë pas ngrënies. /AgroWeb.org