Varianti Delta te fëmijët/ Dy javët e para të shkollës do shihet ecuria e transmetimit

180 0

Numri i rasteve të të infektuarve me mutacionin Delta në Shqipëri po rritet me shpejtësi. Përveç të rriturve ka nder to edhe fëmijë.

Shefja e departamentit të sëmundjeve infektive, Silva Bino bën apel për kujdes edhe ndaj fëmijëve, pasi ndonëse një pjesë e tyre kalojnë me simptoma të lehta ka prej tyre që kërkojnë ndihmë në repartin covid pranë shërbimit të pediatrisë.

Por çfarë shkakton mutacioni Delta tek fëmijët?

E ndërkohë që për dy javë pritet të nisë viti i ri shkollor dhe mësimi do të zhvillohet në klasë.

Apeli i Binos është: Mos humbni kohë vaksinohuni. Jemi në  garë me shpejtësinë e përhapjes së virusit./Burimi: Top Channel