Vaksina Kundër Covid 19 Fillimisht Nuk Do Shpërndahet Për Të Gjithë

323 0

Instituti gjerman i Epidemiologjisë pret që deri në fillim të vitit 2021 të jenë në dispozicion një a më shumë vaksina kundër Covid-19. Sidoqoftë këto fillimisht nuk do të jenë të mjaftueshme për të gjithë popullsinë.

Sipas njohurive të tanishme pritet “që nga fillimi i vitit të ardhshëm në Bashkimin Europian do të aprovohen një ose më shumë vaksina kundër COVID-19 dhe që pakot e para të vaksinës të shpërndahen dhe shiten”, shkruan Instituti Robert Koch në numrin e fundit të “Buletinit Epidemiologjik”.

Sidoqoftë pritet që edhe në Gjermani të mos ketë që në fillim në dispozicion vaksina të mjaftueshme për të gjithë popullsinë. Komisioni i Përhershëm i Vaksinimit (Stiko) i emëruar nga Ministria Federale Gjermane e Shëndetësisë do të nxjerrë rekomandime “si mund të përdoren rezervat e disponueshme me përfitimin më të mirë të mundshëm për popullsinë në Gjermani”.

Bëhet fjalë për vendosjen e përparësive qëllimi kryesor i të cilave është të shmangin sa më mirë sëmundjet serioze dhe vdekjet. Autoritetet vendase sakaq paralajmërojnë për kujdes duke theksuar se në Gjermani dhe në vende të tjera, ka një rritje të re shqetësuese të infeksioneve me patogjenin SARS-CoV-2./Top Channel