Receta e Rrallë e një Mjalti Krejt të Veçantë – Ndiqeni këtu

695 0

Fillimi i stinës së vjeshtës, ndryshimi i motit dhe volumi i lartë i përgjegjësive mjaftojnë për të shkaktuar, stres, mërzi të zgjatur dhe ulje energjie.

Por kjo recetë bën një punë përrallore në qetësimin dhe gjallërimin e organizmit.

Kombinimi i trëndafilit me mjaltë është një kurë e pabesueshme kundër ankthit dhe stresit.

Mjalti me petale trëndafili arrin të luftojë inflamacionin, shëron të djegurat, plagët, muskujt e tendosur, por mbi të gjitha largon stresin, zbut nervat dhe rivendos shëndetin.

Trëndafili dhe mjalti janë formula ideale për të shoqëruar çajrat, kosin, tërshërën e shumë nga ushqimet tuaja të preferuara.

Më poshtë do të lexoni për mënyrën ideale se si të përgatisni këtë përzierje unike.

Si të përgatisni mjaltin me petale trëndafili

Përgatitja e mjaltit me petalet e trëndafilit është jashtëzakonisht e lehtë. Gjithçka që ju nevojitet janë petalet e freskëta të rëndafilit dhe një mjaltë me ngjyrë të çelët nga prodhuesit më të mirë të Shqipërisë.

Duhet të siguroheni që trëndafilat e përdorur janë plot aromë. Sa më e fortë aroma e tyre, aq më i mirë do të jetë produkti përfundimtar.

Ekspertët thonë se periudha më e mirë për të shfrytëzuar petalet e trëndafilit është pas avullimit të vesës së mëngjesit.

Gjithashtu, duhet të dini që sasia e petaleve të trëndafilit që ju nevojiten varet nga sasia e mjaltit që zotëroni.

Përbërësit e nevojshëm për mjaltin me petale trëndafili

• Petale të freskëta trëndafili me aromë

• Mjaltë i pasur dhe i pastër me ngjyrë të çelët. Mjalti me ngjyrë të errët ka një shije dhe aromë më të ndezur.

• Shkop i hollë kuzhine

• Kavanoz qelqi

Udhëzimet

• Mblidhni petalet e freskëta të trëndafilit dhe vendosini mbi një letër kuzhine.

• Largoni insektet dhe papastërtitë me dorë, ose shpërlaijini petalet me kujdes me ujë dhe thajini menjëherë dhe plotësisht. Duhet të kini parasysh që uji ka ndikim të keq tek mjalti.

• Shtoni petalet në kavanoz duke mbushur gjysmën e tij. Më pas hidhni mjaltë të pastër dhe mbulojini petalet plotësisht.

• Përdorni shkopin e hollë të kuzhinës për të përzier petalet me mjaltin dhe sigurohuni që ato janë tërësisht të mbuluara.

• Përpiquni të hiqni të gjitha bulëzat e ajrit duke e tundur kavanozin.

• Mbylleni kapakun mirë dhe vendoseni kavanozin në një vend të errët në dollapin tuaj.

• Përzijeni mjaltin në mënyrë periodike gjatë dy javëve në vazhdim.

• Pas dy javësh, kullojeni mjaltin në kullesë që të largoni petalet dhe mbetje të tjera. Petalet do të kenë humbur ngjyrën dhe formën e tyre.

• Sigurohuni që të filtroni mjaltin e mbetur nga petalet duke përdorur një lugë.

• Tani mjalti juaj me trëndafil është gati për përdorim./AgroWeb.org