7 Këshilla Për Të Humbur Peshë Më Shpejt

1.6k 0

Këto ndryshime të vogla në rutinën tuaj të mëngjesit dhe në kuzhinë mund të bëjnë një ndryshim të madh.

Nëse qëllimi juaj është të humbisni peshë shpejt dhe të jeni sa më në formë, AgroWeb.org bazuar në këshillat më të mira të ekspertëve botërorë për 2023, zbulon për ju shtatë nga sekretet e tyre.

Me pak ndryshime në rutinën tuaj të mëngjesit dhe në kuzhinë, ju do të jeni në rrugën e duhur të humbjes së peshës!

Përcaktoni sasinë e proteinave që konsumoni në vakte.

Nëse dëshironi të humbisni kg e tepërta, është koha për të rritur sasinë e proteinave që konsumoni në vaktet tuaja. Dietologët më të njohur në nivel kombëtar, trajnerët personalë dhe ekspertë të tjetë të shëndetit, thonë se proteina është çelësi nëse doni të qëndroni të ngopur dhe të shmangni ngrënien e tepërt. Synoni për një minimum prej 20 gramësh proteina për vakt.

Vendosni vajin e gatimit në një sprucues.

Vendosja e vajit me të cilin gatuani në një shishe sprucuesi, është një ndryshim i thjeshtë që mund të bëjë një ndryshim të madh në të ardhmen. Çdo lugë gjelle shton deri në 120 kalori shtesë në pjatën tuaj. Prandaj mënyra më e mirë për të pasur nën kontrull sasinë vaji që përdorni për çdo gatim duket se është pikërisht kjo metodë.

Ushtrohuni në mëngjes

Të filloni ditën me aktivitetin tuaj të preferuar do të reduktojë mundësinë që ta shmangni atë më vonë gjatë ditës, kur ju ndiheni më të lodhur dhe jo shumë të motivuar.

Filloni vaktin me perime

Ngrënia e perimeve para vakteve të mëdha mund të frenojë oreksin tuaj, dhe sa më pak kalori të merrni mundësia për të humbur peshë do të rritet. E në të njëjtën kohë ju do të merrni më tepër fibra, fitonutrientë dhe vitamina nga perimet. Sekreti tjetër është të mos shtoni gjalpë, vaj ose salcë perimeve.

Mbani një ditar ushqimor

Për të mbështetur edhe më shumë përpjekjet tuaja për të humbur peshë është të jeni sa më të vetëdijshëm rreth ushqimeve që konsumoni. Dhe kjo arrihet fare lehtë me anë të një ditari që gjurmon zakonet tuaja të të ngrënit.

Shtojini shije ushqimeve me limon

 

Shtimi i limonit të freskët mund t’i japë edhe më shumë shije ushqimeve tuaja. Kjo agrume ndihmon duke nxjerrë në pah aromën në të gjitha pjatat dhe është një nga truket që shumë kuzhinierë përdorin për të zëvendësuar kripën dhe erëzat. Jo vetëm që do të përftoni një shije të pasur, por do të kosnumoni edhe më tepër antioksidantë dhe vitaminë C me zero kalori.

Mos i konsumoni katër kafshatat e fundit

Duke vepruar kështu mund të kurseni rreth 100 kalori për çdo vakt ose meze që konsumoni, që do të thotë se mund të ulni marrjen e kalorive me 400 kalori në ditë. Edhe pse mund t’ju duket një shifër minimale, nga ky ndryshim do të humbisni gati një kilogram në javë. /AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.