Amaranta – Si Mund t’ju Ndihmojë me Peshën dhe Kundër Inflamacionit

1.5k 0

Gjithmonë ka vend për larmi dhe shije të re në regjimin tuaj ushqimor, tashmë krahas Kuinoas dhe Hikrrës AgroWeb.org ju sugkeron të shtoni edhe shijen e veçantë të amarantës.

Ky drith i përdorur për mijëra vite është quajtur nga Aztekët si “ushqimi i pavdeksisë”.

Farat e Amarantës mendohet të jenë gjetur fillimisht në Argjentinë e Meksikë,më pas janë transportuar në Europë e Azi.

Sot ato rriten në të gjithë botën,ju mund ti blini fare lehtë në market por mund ti rrisni edhe në oborrin e shtëpisë tuaj.

Lulet e saj të purpurta do të shtojnë larminë e ngjyrave në kopështin tuaj ndërkohë ju do të përfitoni vlerat e larta ushqyese të farave të saj.

Por le të fillojmë me një analizë të thjeshtë të një filxhani më farat e amarantës : 9 gram proteina, 5 gramë fibra, 116 miligramë kalcium, 5 miligramë hekur, 150 miligramë magnez, 332 miligramë kalium dhe 13.5 mikrogramë të selenit.

Së bashku me këto përmbajtja e lartë e fibrave e bën atë një shtesë të dobishme për këdo që kërkon të heqë disa kile falë vetive tretëse dhe shëruese të zorrëve të lëndëve ushqyese që ajo përmban.

Dhe më e rëndësishmja : Nuk përmban gluten!

Një studim i hershëm në gazetën “Shkenca e të ushqyerit” renditi disa përfitime nga Amaranta, të cilat përfshinin uljen e kolesterolit,sheqerit në gjak dhe përmirësim të hipertensionit.

U vu re gjithashtu se ajo forcoi sistemin imunitar dhe madje mundi të largojë disa reaksione alergjike.

Kjo është shumë për një kokërr kaq të vogël!

Ndoshta po mendoni se si ta përdorni atë në gatimet tuaja? Epo mund ta përdorni në të njëjtën mënyrë si çdo farë tjetër .

Ne ju rekomandojnë të  hidhni një filxhan me fara Amarantia dhe dy gota me ujë në një enë (mundtë përdorini supë ose lëng mishi) dhe ta lini të ziejë për rreth 15 deri në 20 minuta.

Mund ta shtoni atë në çdo gjë si perime, peshk, mish,drithëra apo edhe ta përdorni për një ushqim më të ëmbël me përbërës të tjerë si çokollata dhe kanella./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.