Receta e Veçantë – Kumbulla Shahine Turshi

1.4k 0

Kumbullat Shahine janë ndër frutat më të preferuara të shqiptarëve.

Kumbullat jeshile mbartin kujtime të ëmbla të fëmijërisë.

Ato konsumohen të freskëta por përdoren edhe për përgatitjen e reçelit dhe ëmbëlsirave të ndryshme.

Së fundmi këto kumbulla përdoren edhe për turshi, recetën e së cilës do e gjeni në këtë artikull të AgroWeb.org

Kjo recetë mund të përgatitet mjaft lehtë.

Përbërësit:

  • Kumbulla jeshile sipas sasisë që dëshironi
  • Katër lugë gjelle kripë për çdo kavanoz
  • Speca djegës mundësisht jeshilë
  • Ujë

Përgatitja:

Sterilizojini kavanozët e qelqit në ujë të valuar.

Lajini kumbullat mirë me ujë të bollshëm dhe çajini me thikë. Sasinë e kumbullave e vendosni vetë sipas konsumit.

Hidhini më pas nëpër kavanozë, hidhni katër lugë gjelle me kripë në secilin kavanoz.

Zieni ujin në një tenxhere dhe më pas lëreni të ftohet.

Kur të jetë ftohur uji, hidheni sipër kumbullave sa t’i mbulojnë dhe mbyllini kavanozët me kapak.

Nëse doni shije pikante atëherë shtoni pak spec djegës jeshil në çdo kavanoz.

Prisni një javë përpara se të hapni kavanozët.

Gjatë kësaj periudhe, kumbullat jeshile zverdhen dhe zbuten.

Pas hapjes së kavanozëve, futini ato në frigorifer.

AgroWeb.org sugjeron që kumbullat turshi mund t’i servirni si me sallata, por edhe për të balancuar shijen e ëmbëlsirave të ndryshme që serviren në fund të një vakti.

Vlerat Shëndetësore Të Kumbullave Shahine

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, kumbullat shahine përmirësojnë tretjen, ruajnë shëndetin e zemrës dhe parandalojnë rritjen e nivelit të kolesterolit.

Ngrënia e tre kokrrave në ditë ndihmon në mbrojtjen e shëndetit të syve dhe fuqizon veshkat.

Përbërësit e kumbullave jeshile pastrojnë organizmin nga toksinat dhe parandalojnë shfaqjen e diabetit.

Ato përmirësojnë shëndetin e sistemit nervor dhe kujtesën.

Kumbullat përmbajnë shumë vitamina dhe minerale, të cilat përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe metabolizmin.

Kumbullat Shahine ripërtërijnë qelizat dhe e mbrojnë lëkurën.

Ngrënia e tyre ndihmon për flokë të shëndetshëm dhe të fortë. Me pak fjalë, mos i ndani kumbullat shahine nga vetja.

Ekspertët rekomandojnë konsumin e tyre të menjëhershëm sapo kumbullat të mbërrijnë në treg. Ky është pikërisht sezoni i tyre/AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.