Çfarë të Konsumoni për Bel më të Hollë?

2.4k 0

Një nga vendet më problematike ku mund të shtoni në peshë është pikërisht zona e barkut apo belit.

Kjo për shkak se dhjami i tepërt në këtë zonë mund të shkaktojë probleme me organet duke ju shfaqur sëmundje të ndryshme.

Dhjami rreth barkut është shkaktar i sëmundjeve si diabeti, problemet me zemrën, stomakun dhe presion të lartë gjaku.

E mënyra më e mirë për të evituar të gjithë këto komplikacione është të mbani trupin në formë në këtë rast është përzgjedhja e ushqimit të duhur.

Në këtë artikull nga AgroWeb.org ju këshillojmë një listë me ushqime të cilat ndihmojnë belin tuaj të qëndrojë në formë.

Regjimi i duhur

Siç përmendëm ushqimi është një nga faktorët kryesorë të shëndetit të mirë dhe një trupi të rregullt.

Veçanërisht për barkun ekspertët rekomandojnë të  ndiqni disa këhsilla të thjeshta.

Si fillim largoni yndyrnat e tepërta dhe mundohuni të numëroni kaloritë e ushqimeve që konsumoni.

Për gratë numri i kalorive nuk rekomandohet t’i kalojë 2000 kalori ndërsa për burrat rekomandohet 2500 kalori në ditë.

Ushqimet më të mira për ta arritur këtë janë frutat, perimet drithrat e plota, proteina, yndyrnat e shëndetshme dhe bulmeti pa yndyrë.

Ekspertët këshillojnë të konsumoni shumë produkte të stinës për të krijuar këtë regjim të shëndetshëm të dietës tuaj.

Megjithatë tek ushqimet më të mira për të mbajtur barkun në formë në këtë grup futen qershitë, mollët, bananet, portokallët dhe darhdat.

Tek perimesh zgjidhni ato me gjethe jeshile, patatet e ëmbla, brokoli apo karota.

Bukë me drithra të plota është gjithashtu një alternativë e shëndetshme bashkë me kinoan, drithrat apo orizi kaf.

Një pjesë e vaktit tuaj duhet gjithashtu të përfshije peshk, pule, mish të kuq, bishtajorë, qumësht pa yndyrë, arrorë, vaj ulliri apo avokado.

Të gjithë këto ushqime do t’ju ndihmojnë të ngopeni shpejt, të mbani trupin në formë dhe të qëndroni të shëndetshëm.

Si të keni trup më në formë?

Mundohuni që gjatë ditës tuaj të jeni në lëvizje e nëse nuk e arrini dot këtë bëni ushtrime të ndryshme aerobike përgjatë ditës tuaj.

Ekspertët këshillojnë rreth 150 minuta në javë në mënyrë që të mbani një peshë optimale dhe të ruani shëndet të plotë./AgroWeb.org