Receta e sallatës ruse pa majonezë -Shija e Veçantë

454 0

Ndër variantet e shumta të sallatës ruse, receta që AgroWeb.org sjell sot për ju përmban pak yndyrë dhe plot vitamina.

Një sallatë e cila mund të konsumohet edhe si një vak i plotë për shkak të vlerave të shumta ushqyese që përmban.

Ndiqni më poshtë mënyrën e thjeshtë të përgatitjes së saj.

Përbërësit

3-4 patate të mesme

3-4 kokrra panxhar

3 karota

1 qepë

3-4 turshi kastravecë

Lëngu i një limoni

3-4 lgj vaj ulliri

Kripë për shije.

Përgatitja

Lani dhe pastroni mirë panxharin, karotat dhe patatet.

Shtypni çdo perime disa herë me një pirun. Vendosini të gjitha perimet në një tenxhere të madhe dhe ujë mjaftueshëm sa të mbulohen.

Pasi të vlojnë vazhdoni zierjen edhe për 20-30 minuta, derisa të shpohen lehtësisht me pirun. Lërini perimet të ftohen në temperaturën e dhomës.

Pas kësaj kohe qëroni perimet, por mos u shqetësoni nëse mbetet pak lëkurë.

Pritini në kubikë dhe bashkojini në një tas të madh.

Prisni imët qepën, turshitë, dhe shtojini në tasin me perimet e ziera.

Hidhni sipër tyre vaj, lëngun e limonit dhe kripën. Përziejeni mirë sa përbërësit të kombinohen.

Lëreni në frigorifer deri në 2 orë dhe më pas shërbejeni. /AgroWeb.org