Faktori i Fshehur që nuk ju lë të Humbisni Peshë

3.3k 0

Rënia nga pesha nuk ndodh kurrë sa hap e mbyll sytë dhe mbi të gjitha kërkon shumë mund, sakrificë dhe djersë.

Megjithatë, përpos tyre, ka disa faktorë të tjerë që mund të lehtësojnë ose pengojnë humbjen nga pesha.

Një prej tyre është ankthi.

Ankthi Prish Gjumin Dhe Rjedhimisht Vështirëson Rënien Nga Pesha

Cilësia e gjumit është thelbësore për rënien nga pesha.

Mungesa e tij pengon rënien nga pesha me të paktën 55%.

Njerëzit që vuajnë nga ankthi e kanë të vështirë të bëjnë një gjumë të qetë.

Përpos të tjerave, ata hanë më shumë ushqime të pashëndetshme.

Ankthi Rrit Nivelin e Kortizolit

Ankthi ka lidhje të drejtpërdrejtë me nivelet e rritura të kortizolit.

Ky hormon është armiku nr.1 për njerëzit që duan të bien nga pesha.

Njerëzit e stresuar kanë nivele të larta të kortizolit dhe ky i fundit rrit depozitat dhjamore në pjesën e barkut.

Ankthi Vështirëson Ushqyerjen e Shëndetshme

Njerëzit që vuajnë nga ankthi e kanë të vështirë të bëjnë vendime të zgjuara dhe të shëndetshme sa i përket ushqyerjes.

Për më tepër ata janë të shpërqendruar teksa hanë dhe e teprojnë me ushqimin.

Ankthi Të Pengon Të Shkosh Në Palestër

Aktiviteti fizik është thelbësor për rënien nga pesha.

Kur njeriu vuan nga ankthi, palestra është gjëja e fundit që i shkon ndër mend.

Ai preferon të qëndrojë shtrirë dhe të mos kryejë asnjë aktivitet fizik.

Ankthi dhe stresi mund të luftohen edhe nëpërmjet konsumit të bimëve mjekësore.

Çfarë mund të bëni?

Konsumoni kamomil

Kamomili është një nga bimët më të lashta mjekësore që njeriu ka përdorur.

Kjo bimë  ka efekt qetësues dhe nxit gjumin për shkak të një flavonoidi që ndërlidhet me receptorët e trurit.

Sipas studimeve, pirja e përditshme e këtij çaji për tetë javë me rradhë luan një rol kryesor në pakësimin e simptomave të ankthit.

Kamomili është çaji më popullor në botë me një milionë filxhanë të pirë në ditë.

Përdorni lavandë

Lavanda me aromë të mirë është një kurë ideale kundër pagjumësisë, lodhjes, depresionit dhe ankthit.

Emri i bimës vjen nga Latinishtja ‘lavare’, që përkthehet “të lash.”

Këtë emër, bima e ka marrë sepse ka qenë dhe mbetet një nga bimët medicinale më të përdorura në sapunë dhe shampoo.

Ajo ka efekt pastrues për trupin dhe shpirtin, madje ka ndikim të fortë në zbutjen e simptomave të ankthit.

Bari i Bletës

Bari i bletës është pjesë e familjes botanike të mentes.

Kjo bimë është përdorur kundër stresit dhe ankthit që në Mesjetë.

Ajo ka efekt qetësues dhe gjumësjellës por edhe përmirësonë humorin dhe ul ankthin/AgroWeb.org