Qumësht, Kos, Gjizë Kura për Urthin, Gastritin dhe Ulçerat

2.3k 0

Sëmundjet e stomakut janë ndër problemet e shpeshta shëndetësore jo vetëm në Shqipëri por në mbarë botën.

Djegiet e urthit, gastriti, ulçera dhe plagët e stomakut shkaktojnë siklet, dhimbje dhe deri në probleme madhore nëse nuk trajtohen në kohë dhe marrin rëndësinë e duhur.

Në disa raste, dhimbjet e stomakut shoqërohen me aciditet të lartë dhe probleme të theksuara me tretjen, konstipacion ose diarre.

AgroWeb.org ju sjell më poshtë një kurë popullore e cila ka efekte të forta në shëndetin e mirë të stomakut.

Kjo kurë është e pasur me probiotikë, të cilët vijnë në ndihmë të shëndetit të stomakut pasi nxisin rritjen e baktereve të shëndetshme në organizëm dhe ruajnë balancimin e pehashit në stomak.

Krahas shëndetit të stomakut kjo kurë forcon sistemin imunitar dhe mbron organizmin nga bakteret dhe parazitët në përgjithësi.

Kjo kurë e përgatitet shumë thjeshtë dhe kostot janë shumë të lira.

Përgatitja e Kurës me Qumësht, Kos dhe Gjizë Pa Kripë

Përbërësit

250 ml qumësht i freskët (i papërpunuar)

250 ml kos i përgatitur në shtëpi (klikoni këtu për të mësuar hapat e përgatitjes së kosit në shtëpi)

500 kg gjizë e freskët pa kripë

Përgatitja

Si fillim, AgroWeb.org ju këshillon të zieni qumështin dhe më pas lëreni mënjanë të ftohet.

Kur qumështi të jetë ftohur, shtoni kosin dhe gjizën duke përdorur një enë më të madhe. Kalojeni masën në mikser duke përgatitur një masë në formë kremi.

Vendoseni masën e përgatitur në një enë, e cila mund të mbyllet mirë dhe mbajeni në frigorifer.

Përdorimi

Kjo kurë përdoret çdo ditë, duke u konsumuar para çdo vakti nga një filxhan kafeje (50 ml) me masën e përgatitur.

Këtë kurë vijoheni pa ndëprerje deri në përfundimin e gjithë masës e cila mund të zgjasë rreth një javë.

Ndërkohë, kurën mund ta përsërisni si më sipër derisa të bëhet një muaj.

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine