Lëngjet Natyrale për çdo Sëmundje – Si t’i Përgatisni

2.6k 0

Ushqimi është miku kryesor i organizmit tuaj. 

Po kaq i rëndësishëm është edhe kur bëhet fjalë për kurimin e sëmundjeve të ndryshme me të cilat ju mund të përballeni. 

E ftohura, gripi, imuniteti i dobët, anemia e një sërë sëmundjesh të tjera mund të eleminohen gradualisht përmes mënyrave natyrale. 

Sidomos kur bëhet fjalë për kombinimet e lëngjeve që mund t’i përgatisni në çdo kohë në shtëpi. 

Në këtë artikull AgroWeb ju tregon disa prej tyre të cilat do ju ndihmojnë të kaloni një dimër pa komplikime shëndeti. 

Mollë jeshile, portokall dhe karotë 

Ky lëng është perfekt për të luftuar sëmundjet dhe inflamacionet me të cilat përballeni këtë periudhë. 

Mollët jeshile dhe portokalli ju dhurojnë shumë vitaminë C ndërsa karotat vitaminë A që janë thelbësore për një imunitet të fortë.  

Panxhar, xhenxhefil, karotë dhe mollë

Ky lëng është zgjidhja për të mbajtur larg gripin. 

Nëse nuk doni të përjetoni simptima gripi këtë sezon, bëni mirë të ktheni sytë nga ky kombinim. 

Duke qenë se përmban 3 perime të nëntokës, kombinimi i dytë që ju sugjerojmë është një paketë vlerash. 

Përmban kalium, vitaminë B-6,B-9, vitaminë A dhe C.

Ndër të tjera do të mund të luftoni aneminë apo artirtin reumatoid duke konsumuar panxhar dhe xhenxhefil

Lëng domatesh 

Mund të duket e pazakontë për tu shijuar në këtë mënyrë, por lëngu i domatesh lufton infeksionet. 

Është i pasur me kalium, magnez dhe folate të cilat arrijnë të largojnë infeksionet inflamatore dhe qetëson trupin. 

Kale, domate dhe selino 

Kur ndiheni të përgjumur e të lodhur provoni të përzieni këtë kombinim. 

Kale, domatet dje selinoja përmbajnë një listë të gjatë mineralesh dhe vitaminash zë cilat ndihmojnë trupin të rigjenerohet. 

Gjithashtu ndihmojnë sistemin imunitar të forcohet. 

Vetëm në një gotë do të përfitoni vitaminë A, K, C, kalium, magnez dhe vitaminat B. 

Kështu që këtë dimër mos harroni të nxirrni nga rafti shtrydhsen tuaj të frutave për të përgatitur medikamentet natyrale prej frutave e perimeve./AgroWeb.org