Tavë me Patëllxhanë, Biftek dhe Djathë – Shije dhe Aromë e Veçantë

621 0

Mishi me perimet janë një kombinim perfekt që i shkon çdo tryeze.

Aq më shumë kur janë të pjekur e plot aromë e shije të mirë.

Një gatim të tillë në tavë ju sugjerojmë edhe në recetën e sotme nga AgroWeb.org.

Atë mund ta gatuani kur keni miq të ftuar në shtëpi apo gjatë të dielave kur mblidhet e gjithë familja.

Çfarë është e sigurt, receta juaj do të mbesë gjatë në memorien e të gjithëve.

Ndiqni mëposhtë mënyrën e saktë të përgatitjes së biftekut të pjekur me patëllxhanë.

Përbërësit

  • 300 gr biftek
  • 2 patëllxhanë
  • 100 gr djathë kaçkavall
  • 2 domate
  • 2 lugë gjelle miell
  • Piper i zi
  • Vaj ulliri
  • Kripë
  • 2-3 Gjethe dafine

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete si fillim rrihni biftekun si zakonisht.

Lyejeni me kripë dhe piper nga të dyja anët dhe kalojeni në një pjatë me miell.

Lërini veçmas dhe ndërkohë prisni patëllxhanët në feta të holla të gjata.

Më pas merrni një tigan, hidhni pak vaj ulliri, skuqni biftekun për disa minuta.

Merrni një tavë pjekje shtroni fetat e domateve të prera hollë, vendosni sipër biftekun dhe sipër fetat e patëlxhanëve.

Pasi të formoni këto shtresa prisni hollë djathin kaçkavall dhe vendosni nga një feta nëpër të gjith tavën.

Shtoni sërish pak piper dhe kripë sipas dëshirës, pak vaj ulliri dhe disa gjethe dafine.

Futeni të piqet në furrë të ngrohtë në temperaturën 180 gradë për 15-20 minuta derisa patëllxhanët dhe domatet të gatuhen.

Më pas shërbejeni të ngrohtë dhe shijojeni në vaktet tuaja të preferuara.

Sipas dëshirës domatet dhe patëllxhanat mund t’i piqni dhe më parë e t’i shtroni në tavë për t’i pjekur vetëm 10 minuta.

Në këtë mënyrë shija do të jetë më krokante dhe më pas e lëngëshme./AgroWeb.org