Pija që ju Ndihmon për të Djegur më Tepër Dhjamë

2.9k 0

Sipas ekspertëve, dy momentet më të mira për të pirë kafe gjatë ditës janë ora 10:00 deri në 5:00 pasdite, kur hormoni i kortizolit nuk është në kulmin e tij dhe ju mund të shfrytëzoni sa më shumë përfitimet e kafeinës.

Por nëse jeni një person që ushtroheni rregullisht dhe po kërkoni të merrni maksimumin nga stërvitja juaj, një studim i ri sugjeron të pini kafe para se të ushtroheni.

Për të mësuar më shumë rreth lidhjes midis kafeinës dhe aktivitetit fizik, AgroWeb.org ju fton të lexoni më poshtë.

Kur duhet të konsumoni kafeinë?

Rezultatet e studimit treguan se konsumi i kafeinës 30 minuta para se të ushtroheni, rrit oksidimin maksimal të yndyrës gjatë stërvitjes.

Kjo mund të jetë një zgjidhje optimale për njerëzit që kërkojnë të djegin sa më shumë dhjamë gjatë ushtrimeve fizike.

Shkencëtarët gjithashtu arritën në përfundimin se efektet e konsumit të kafeinës për djegien e dhjamit do të jenë më të dukshme nëse ushtroheni pasdite, në krahasim me mëngjesin.

Sa e fortë duhet të jetë kafja juaj?

Studimi thotë se afërsisht 3mg / kg është sasia që rrit shkallën e djegies së dhjamit.

Studiuesit vërejnë se ka kufizime për përfitimet e djegies së yndyrës në kafeinë.

Doza shumë të larta të kafeinës (p.sh. 9 mg / kg) shoqërohen me një incidencë të lartë të efekteve anësore dhe nuk ka prova që kjo do të ndihmojnë për të djegur sa më shumë dhjamë.

Ndihmon me të gjitha ushtrimet

Sipas studimit, përfitimet nga përdorimi i kafeinës përfshijnë qëndrueshmërinë muskulore, shpejtësinë e lëvizjes dhe forcën muskulore, vrapimin e shpejtë, kërcimin dhe performancën e hedhjes, si dhe një gamë të gjerë të sporteve aerobe dhe anaerobe.

Studimi gjithashtu vë në dukje se kafeina mund të përmirësojë performancën në disa sporte të tilla si basketbolli, futbolli dhe volejbolli.

Gjithashtu ekspertët nuk harrojnë të theksojnë se edhe ecja mund të funksionojë plotësisht nëse po kërkoni të humbisni peshë./AgroWeb.org