Avokadot Për Bukurinë E Jashtme – Kujdesi Natyral Për Lëkurën Thonjtë Dhe Flokët

646 0

Problemet me flokët, lëkurën apo thonjtë duket sikur nuk mbarojnë kurrë dhe duan një kujdes të veçantë.

E jo vetëm kaq, shpesh kujdesi ndaj vetes praktikohet edhe si një mënyrë relaksimi dhe largimit të stresit të ditës.

Ndaj mënyrat se si të bëni maska e trajtime në shtëpi janë nga temat që kanë marrë hov të madh të gjithë vitet e fundit.

Disa të tilla do i rendisim edhe në vijim të këtij artikulli nga AgroWeb.org, në mënyrë që t’i jepni trupit tuaj më shumë shëndet e bukuri natyralisht.

Trajtimet me avokado

Avokadot janë një nga frutat më të pasura me yndyrna të shëndetëshme dhe vitaminë E që ka veti të mira hidratuese.

Ndaj ju këshillojmë që jo vetëm t’i konsumoni, por edhe t’i përdorni për kujdesin e jashtëm të vetes.

Për flokët

Avokadot janë një burim i mirë i yndyrnave të shëndetshme të cilat janë të pasura me lëndë ushqyese dhe ndihmojnë në shëndetine  mirë të qelizave si brenda ashtu dhe jashtë organizmit.

Pram und të themi se janë të shkëlqyeshme për hidratim të thellë dhe një mënyrë e mirë për të kurar flokët e thatë dhe majat dyshe.

Ju mund të zgjidhni të përdorni një balsam me bazë avokadon ose të bëni maska natyrale në shtëpi.

Mund ta përzieni me pak vaj ulliri dhe mjaktë e ta përzieni në një mikser derisa të formohet një masë kremoze.

Lyeni me të flokët mbajeni për 20-30 minuta dhe shpëlajini flokët me ujë dhe shampo.

Po ashtu nëse vuani nga problemet me zbokthin apo skalpin e kokës, masazhojeni këtë pjesë me vaj avokado para se të laheni.

Mund ta lini përgjatë natës të veprojë ose ta lani disa orë më pas.

E rëndësishme është që lëkura e kokës të marrë hidratimin dhe mbrojtjen e munguar.

Për lëkurën

Avokadon mund ta përdorni sigurisht edhe për shumë problem të lëkurës.

Duke filluar nga problemet me tharjen, tek rrudhat dhe diegia nga dielli.

Nëse vuani nga lëkura e thatë përzieni një avokado me gjysmë luge gjelle mjaltë dhe gjysmë luge çaji lëng limoni.

Formoni një masë kremoze dhe vendoseni në fytyrë për të paktën 15-20 minuta.

Më pas shpëlajeni me ujë dhe hidratojeni fytyrën me një krem të posaçëm.

Për të larguar shenjat e moshës apo rrudhat masazhoni fytyrën me vaj avokado çdo darkë para se të flini.

Përdorni lëvizje nga ana e kundër e gravitetit për t’i dhënë fytyrës tuaj  një formë më të re e dukje natyrale.

Duke qenë një frut i pasur me antioksidantë, i butë dhe i freksët, avokado mund të përdoret edhe një si mënyrë për të qetësuar diegiet nga dielli.

Mjafton të shtypni një avokado dh eta vendosni me kujdes tek zona e djegur dhe do të ndjeni qetësimin e menjëhershëm.

Për thonjtë

Duke qenë një burim i mirë i vitaminës E, avokado zbut dhe hidraton çdo zonë të trupit me të cilën është në kontakt.

Njenjtë ndodh dhe me thonjtë, të cilat mund t’i trajtoni fare lehtë me vaj avokdao.

Pastrojini mirë dhe lyejeini me këtë vaj çdo darkë, për t’i pasur më të shendetshëm, të lëmuar e të shkëlqyeshëm.

Trajtime të tjera me bazë avokadon nga AgroWeb.org i gjeni duke klikuar këtu./AgroWeb.org