Produktet “pa sheqer” dhe sëmundjet e zemrës – Çfarë zbulon studimi i ri

846 0

Sheqernat shtohen gjatë përpunimit të ushqimeve të paketuara dhe gjithashtu  gjendet natyrshëm në mjaltë, lëngun e freskët të frutave, të perimeve dhe produkte të tjera të ngjashme.

Konsumi i sasive të mëdha të produkteve me sheqerna shtuara, dihet se mund të rrisin rrezikun për sëmundje kardiovaskulare.

Studimet e mëparshme kanë raportuar se lidhjet midis konsumit të karbohidrateve dhe sëmundjeve kardiovaskulare mund të varen nga cilësia dhe jo nga sasia e karbohidrateve të konsumuara.

Zbuloni më poshtë të dhënat e studimit që AgroWeb.org sjell për ju, i cili hedh dritë mbi diskutimet në lidhje me efektet shëndetësore të karbohidrateve që vijnë në ushqime të cilësuara si me “0 sheqer”.

Çfarë zbulon studimi?

Disa kërkues nga Mbretëria e Bashkuar, vlerësuan të dhënat e regjimit ushqimor dhe të shëndetit të më shumë se 110,000 njerëz që morën pjesë në studim.

Pas disa vitesh mbikqyrje, studiuesit zbuluan se konsumi i karbohidrateve nuk ishte i lidhur me sëmundjet kardiovaskulare.

Por kur ata analizuan se si rezultatet ndryshonin në varësi të llojeve dhe burimeve të karbohidrateve, zbuluan se konsumi i sasive të larta të sheqerit dhe biles edhe të produkteve në të cilat shkruhej “0 sheqer”,  mund të rriste rrezikun për sëmundje kardiovaskulare.

Konsumi i sasive të mëdha të sheqernave lidhej gjithashtu me përqendrime më të larta të triglicerideve, një lloj yndyre që vjen nga gjalpi, vajrat dhe yndyrnat e tjera. Nivelet e larta të triglicerideve mund të rrisin rrezikun për sëmundjet e zemrës.

Reduktimi i konsumit të sheqerit

Ndërgjegjësimi është hapi i parë drejt reduktimit të konsumit së sheqernave, kështu që të lexoni etiketat e ushqimeve është një nga hapat që duhet të ndiqni.

Shumë herë, njerëzit mendojnë të ulin kaloritë ose të mos konsumojnë ushqime të yndyrshme, por ata mund të mos jenë të vetëdijshëm për rreziqet e ushqimeve që reklamohen si produkte pa sheqerna.

Kur blejmë ushqime të paketuara, edhe ato që nuk i mendojmë si të ëmbla si buka, drithërat e mëngjesit, kosi i frutave ose erëzat, duhet të dini se edhe këto ushqime zakonisht kanë shumë sheqer të shtuar.

Reduktoni pijet me sheqer dhe në vend të kësaj konsumoni ujë të ëmbëlsuar me feta frutash.

Konsumoni fruta të freskëta në vend të ëmbëlsirave, biskotave ose akullores. Ushqimet me përmbajtje të lartë të fibrave, mund t’ju ndihmojnë të qëndroni më të ngopur më gjatë.

Gatimi në shtëpi është një nga mënyrat më të mira për të reduktuar sheqerin në regjimin tuaj, sepse ju jeni në kontroll të produkteve që përdorni.

Ekspertët e shëndetit këshillojnë që sheqernat e shtuara të përbëjnë më pak se 6% të kalorive në ditë, rreth 6 lugë çaji sheqer në ditë për gratë dhe 9 lugë çaji në ditë për burrat.

Së fundi, përpjekjet për të ndryshuar regjimin tuaj nuk duhet të ndodhin vetëm në kuzhinë. Synoni të bëni të paktën shtatë deri në tetë orë gjumë në natë, pasi siç mund ta dini, në priremi të zgjedhim ushqime të pasura në sheqerna kur jemi të lodhur. /AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.